E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO vlerëson reformat në Shqipëri

 

Vendet anëtare të NATO-s vlerësojnë progresin e Shqipërisë për sa i përket reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi. Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme, bëhet e ditur se në takimin e komitetit të lartë të NATO-s "vendet aleate vlerësuan përparimin e dukshëm që ka bërë Shqipëria në drejtim të reformave dhe vunë theksin në finalizimin e reformës zgjedhore dhe në drejtësi. Aleatët shprehën bindjen se në Samitin e ardhshëm të NATO-s, në prill 2009, Shqipëria do të marrë pjesë si anëtare me të drejta të plota". Ndërsa kreu i delegacionit shqiptar në këtë takim, Glori Husi, paraqiti arritjet më të rëndësishme të ciklit të fundit, si dhe objektivat për vitin në vijim në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit, reformën zgjedhore, në drejtësi, ekonomi, ushtri dhe çështje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›