Ceremoni solemne për të nderuar vizitën e Berluskonit

Reth orës 12:00 kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka mabërritur në vendin tonë. Ai do të qëndrojë në Tiranë, për disa orë, gjatë një vizite ku do të nënshkruhen dhe disa kontrata.
Kryeministri Berluskoni do të takohet me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, me të cilin do të japë edhe një konferencë të përbashkët shtypi.
Ndërkaq që presidenti Bamir Topi do të shtrojë një drekë, ku do të jenë të pranishëm, edhe Berisha, Topalli dhe kreu i opozitës, Edi Rama.
Berluskoni do të takohet përpara largimit, edhe me biznesmenë italianë që veprojnë në Shqipëri, në selinë e ambasadorit Saba D’Elia.
Në qendër të vizitës së sotme është nënshkrimi i dy marrëveshjeve të rëndësishme për energjinë, me vlerë rreth 2 miliardë euro.
Italia është kontribuesi i dytë më i madh me ndihma dhe investime në vendin tonë, pas BE-së, me 650 milionë euro.
Ceremonia
Një ceremoni solemne u organizua të martën në selinë e Kryeministrisë në Tiranë, nga Kreu i Qeverisë shqiptare, Sali Berisha në nder të vizitës së homologut e tij italian, Silvio Berlusconi, i cili ndodhet sot në kryeqytetin shqiptar, në kuadër të një vizite zyrtare. Ceremonia e pritjes në Selinë e Kryeministrisë nisi me ekzekutimin e dy hymneve kombëtare, atij shqiptarë dhe italianë për të vijuar me parakalimin ceremonial të dy personaliteteve të larta në prani të përfaqësuesve të delegacionit italian si dhe përfaqësuesve të qeverisë shqiptare. Të dy Kryeministrat pas zhvillimit të bisedimet dypalëshe, pritet të nënshkruajnë disa marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike ndërkohë që më pas do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
Interesimi i medias
Vizita në Tiranë e kryeministrit italian Silvio Berlusconi, e cila shënon kulmin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ka ngjallur interes të plotë dhe nga mediat e dy vendeve respektive, Italisë dhe Shqipërisë. Kreu i qeverisë italiane shoqërohet nga një numër i madh gazetarësh italianë si të medias së shkruar ashtu dhe asaj vizive të cilët do të ndjekin nga afër axhendën e ngjeshur zyrtare të Berlusconit në Tiranë, e para që kur ai mori drejtimin e qeverisë italiane në prill të këtij viti. Të paktën 32 televizione italiane, mendohet se ndodhen në Tiranë, në këtë viizitë disa orëshe të shefit të qeverisë italaine.
Por po aq i madh duket se është edhe interesimi i medias shqiptare. Disa Televizione po transmetojnë hap pas hapi vizitën e zyrtarit të lartë italian i cili e vizitoi Shqipërinë gjashtë vite më parë. Por edhe media ndërkombëtare e ka pasqyruar gjërë këtë vizitë, si prestigjiozja "Financial Times", e cila ka vlerësuar si të rëndësishme në disa plane.
Berlusconi, lideri i lëvizjes politike "Forza Italia", një parti e qendrës së djathtë që ai e krijoi në vitin 1993, duket se ka patur gjithnjë në Shqipëri , një vend fqinj me Italinë fansat e tij . Përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2008 ai krijoi "Il Popolo della Libertà" (Populli i Lirisë), i krijuar nga shkrirja e lëvizjes "Forza Italia" me partinë "Alleanza Nazionale" (Aleanca Kombëtare) dhe parti të tjera antikomuniste. Por ai është themeluesi dhe aksioneri më i madh i "Fininvest", një nga dhjetë kompanitë më të mëdha private në vend, që aktualisht operon në media dhe financë. Në aksionet e kësaj kompanie përfshihen tre nga nëntë televizionet kombëtare, disa kanale televizive dixhitale, si dhe disa revista të ilustruara me tirazh më të madh.
Por shumë syresh në Shqipëri e admirojnë liderin italian edhe për shkak se ai është edhe pronari i shumë skuadrave sportive, më i njohuri klubi i futbollit AC Milan. Vetëm nën drejtimin e tij, AC Milan fitoi një numër trofesh kombëtare dhe ndërkombëtare.
Sipas revistës "Forbes", Berlusconi është personi i tretë më i pasur i Italisë, me asete personale me një vlerë prej 9.4 miliardë dollarësh në vitin 2008, ai paraprihet vetëm nga Michele Ferrero dhe Leonardo del Veçhio.
...