Vizitë tek mjeku vetëm në rast sëmundjeje
Mungesë e kulturës mjekësore, neglizhencë ndaj shëndetit apo kosto e lartë e shërbimeve shëndetësore. Këto dhe çështje të tjera mundojnë prej vitesh shqiptarët, të cilët nuk shfrytëzojnë në mënyrë të barabartë shërbimet mjekësore, duke vuajtur pasojat pas akumulimit të sëmundjeve dhe shfaqjes së tyre në gradën më të rëndë. Këtë e bën fakt të pamohueshëm një studim i kryer në vendin tonë prej të cilit rezulton se vetëm rreth 2 për qind e popullsisë ka kontakt vjetor për person me shërbimet shëndetësore dhe se Shqipëria në krahasim me vendet e tjera ka përqindjen më të vogël të personave që kanë pasur kontakt me qendrat shëndetësore.
Kontakti
Atëherë kur na bie halli në derë ose kur nuk kemi se nga t’ia mbajmë dhe dhembjet janë të padurueshme, mjeku bëhet shpëtimtari ynë. Në disa raste vizitat mjekësore të qytetarëve shqiptarë janë tejet të vonuara dhe sëmundja ka avancuar së tepërmi. Nga ana tjetër, janë vetë mjekët që bëjnë thirrje për kujdesje të vazhdueshme mjekësore. Për ta neglizhenca ndaj shëndetit është mohimi i të drejtës për të jetuar i shëndetshëm.
E thënë ndryshe, sipas studimit të kryer nga ISHP-ja, kontakti i popullatës me shërbimin shëndetësor ngelet shumë i ulët, jo thjesht për arsye të moshës së re të popullatës (normalisht, moshat e reja kanë më pak nevojë për ndihmë shëndetësore), por edhe për arsye të perceptimit të popullatës lidhur me cilësinë e pritshme të shërbimit apo me atë çka quhet “health seeking behaviour” (sjellja e popullatës lidhur me nevojën për shërbime).
Edhe niveli i shërbimeve në spital është shumë më i ulët krahasuar me nivelet evropiane, ndoshta i lidhur edhe me kostot shtesë që duhet të mbulojnë pacientët pas shtrimit. Annual inpatient admissions për 100 - 8.7. Vendet evropiane (jo vetëm bashkimi evropian) luhaten nga 18 në 19 për 100 në vit.
(Pa)Barazia
Një tjetër shqetësim është se në vendin tonë akoma nuk mund të thuhet se ka barazi në shfrytëzimin e shërbimeve mjekësore. Kjo çështje mbetet ende shumë problematike, pasi ka fakte që demonstrojnë diferenca të rëndësishme në shëndet në vendin tonë, ashtu edhe në vende të tilla, si Britania e Madhe, Franca apo pa dyshim dhe Shtetet e Bashkuara. Në Shqipëri në mënyrë të veçantë ndihet një pabarazi në shfrytëzimin e shërbimeve mjekësore, kryesisht në zonat rurale. Sipas specialistëve “faji” i pabarazisë në shërbimet shëndetësore vjen edhe sepse vendi ynë po kalon nga një kontroll qendror bërë sistem me bazë financimi nga siguracionet për shërbimet shëndetësore. Një pjesë e qytetarëve vuajnë në mosbarazi sepse nuk paguajnë dot kontributin në mënyrë proporcionale me sistemin financiar. Pabarazia për shfrytëzimin e shërbimeve në vend varion edhe si shkak i kostove të larta të këtyre shërbimeve. Rreth 61 për qind e popullsisë e përfshirë në klasën e ulët, sipas Institutit të Shëndetit Publik, nuk munden të shfrytëzojnë shërbimet e kujdesit shëndetësor si shkak i kostos së lartë me të cilat ato ofrohen. Ndërsa klasa e mesme nuk mund të shfrytëzojë rreth 45 për qind, klasa e lartë e ka një përqindje disi më të ulët përreth 30 për qind.