Vjedh 1.5 milionë lekë në një banesë, arrestohet
Milot, 27 janar, 12:05, NOA – Eshtë realizuar nga forcat e policisë së rrethit të Kurbinit arrestimi në flagrancë i shtetasit Gëzim Kasemi, lindur në Gramëz të Krujës dhe banues në Milot, i dënuar më parë për vjedhje.
Arrestimi i tij, u bë për arsye se ky shtetas ka vjedhur në një banesë private në qytetin e Milotit, një sasi bizhuterish si dhe një sasi prej 1,5 milionë lekë të vjetra të cilat i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, i janë sekuestruar në cilësinë e provës edhe një kapuç leshi i zi, një kapuç sintetik xhiboksi, një palë doreza material leshi me ngjyrë të zezë si dhe një palë dara hekuri.
Materialet në ngarkim të shtetasit Gëzim Kasemi do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Kurbin për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
n.e/NOA