E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Kujtesës, sot bota përkujton tmerret e Holokaustit

Pamje nga ceremonitë përkujtimore në Aushvic

Tiranë, 27 janar, 11.05, NOA – Sot e gjithë bota përkujton në Ditën e Kujtesës tmerret e Holikaustit të kryera ndaj popullatës hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë kuadër, në shumë vende të botës janë parashikuar të zhvillohen aktivitete të ndryshme.

Edhe në Shqipëri, përvit janë zhvilluar të tilla në kuadër të përkujtimit të kësaj dite, qëkur me ligjin nr.9280, datë 23.09.2004, Kuvendi i Shqipërisë shpalli 27 janarin, si Ditën e Kujtesës.

Ka qenë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e cila e ka shpallur 27 Janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit dhe përcaktoi detyrimin e vendeve anëtare për të nderuar kujtimin e viktimave të Holokaustit, si dhe ndërmarrjen e programeve e veprimtarive, për të parandaluar akte të tjera të gjenocidit.

Ndër të tjera, Rezoluta dënon përgjithësisht edhe diskriminimin e dhunën mbi bazë fetare dhe etnike, dukuri të cilat jo rrallë shqiptarët i kanë hequr në kurriz.

Dita e Kujtesës lidhet me 27 janarin e vitit 1945 kur trupat sovjetike hynë në kampin e përqendrimit në Aushvic dhe liruan të burgosurit e mbetur.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›