Gramsh, kapet Kryemadhi me 26 grame heroine
Gramsh- Nje i ri i dyshuar si shperndares i droges eshte kapur mbreme ne Gramsh, me 150 doza heroine. Ne prangat e agjenteve ka rene Armand Kryemadhi, pasi gjate kontrollit te kryer iu gjet nje sasi prej 26 game, lende narkotike. Burime zyrtare thane se operacioni eshte realizuar nga Drejtoria e Policise Elbasan ne bashkepunim me Komisariatin e Gramshit. I arrestuari do te pergjigjet per akuzen e prodhimit dhe shperndarjes se lendeve narkotike. Sasia e droges rezulton 26 grame, pasi eshte peshuar nga agjentet e policise. Kjo sasi do te perdoret si prove materiale kunder Kryemadhit, me akuzen e prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike. Mesohet se per te kapur te dyshuarin agjenteve u jane dashur dy jave survejime dhe pergjime ne terren. Kryemadhi ka mohuar akuzen duke u shprehur se ishte perdorues.