Nuk pagoi vendin, masakrohet prostituta
Girona- Tre shqiptare dhe nje italian jane vene nen akuze per plagosjen e nje vajze 25 vjecare qe ushtronte zanatin e prostitutes ne rruget e Gironas ne Spanje. Policia shoqeroi menjehere te dyshuarit, ndersa denoncimi ishte bere nga vete e demtuara. Shkak eshte bere dalja ne rruge e vajzes, pa u marre leje kater te rinjve per te joshur klientet e saj ne zonen e Vidreres, rruga C-36, rajoni i Katalonjes. Ndersa kishte refuzuar qe te paguante per qendrimin dhe ushtrimin e zanatit ne zonen qe influencohej nga ky grup, dyshohet se te rinjte e kane sulmuar vajzen egersisht, duke e plagosur rende. Mediat spanjolle iu referuan te dhenave zyrtare te policise dhe zyres kunder krimeve. Ngjarja ka ndodhur gjate dites se premte, kurse brenda disa oresh skuadra speciale zbuloi te rinjte e dyshuar qe gjendeshin ne bordin e nje makine ne vendin e quajtur Llorent. Policia i tha gazetareve se tre prej te dyshuarve jane shqiptare dhe nje italian, por nuk dha emrat e tyre. Pas disa oresh eshte vendosur qe te ndiqen ne gjendje te lire dhe te vihen ne dispozicion te gjykates ne Blanes per krimet e "tentatives se vrasjes" dhe "sulmit kunder lirise seksuale".