Si u grabit fuoristrada e kengetares
Ne shenjestren e grabitesve te mjeteve luksoze eshte vene dhe makina e kengetares Ermiona Lekbello. Data shenonte 9 nentor e vitit 2006 kur Lekbello ne oren 00:45 minuta ishte duke parkuar makinen e saj ne rrugen "Him Kolli", prane shkolles "Konferenca e Pezes", ne te cilen edhe banonte. Te pandehurit Bledar Hasani dhe Gentjan Neza, te maskuar dhe nen kercenimin e nje arme e kane nxjerre kengetaren nga makina e saj tip "Benz Mercedes", Fuoristrade ML, ngjyre gri, me targa 4 TUF 902, prodhim amerikan me benzine, qe ajo e kishte blere ne Amerike dhe kushtonte plot 40 000 euro. Nderkohe qe dy te pandehurit i kane marre nen kercenimin e armes edhe sendet personale dhe telefonin celular. Dy te pandehurit i priste ne nje makine Bujar Sefa, i cili me pas eshte marre edhe me shitjen e makines se Lekbellos. Sefa e ka derguar makinen e vjedhur ne qytetin e Lezhes, ku edhe ka biseduar ne kembim te makines se kengetares. Mesohet se 2500 euro si dhe nje autoveture e tipit "BME", ngjyre jeshile, ka dhene shtetasi J. Molla, ne kembim te makines se kengetares.