Protesta e çamëve: “Pa u zgjidhur çështja jonë, ska integrim në BE”
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia për Drejtësi dhe Unitet dhe komuniteti çam kanë protestuar dje para selisë së shefit të Delegacionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, për të drejtat e tyre. Protesta është zhvilluar më 9 dhjetor, në Ditën e Gjenocidit Botëror. Ata i kanë dorëzuar dhe një promemorie për KE-në. Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, bëri të ditur se protesta u zhvillua për të drejtat e çamëve që nuk janë pak sipas tij, por numërojnë rreth 300 mijë persona në mbarë vendin. Idrizi theksoi në promemorien e dorëzuar në KE dhe që u është dërguar për dijeni të gjithë drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar si edhe të gjitha ambasadave të BE-së në Shqipëri, se kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare dhe shteti amë, Shqipëria, ti imponojë Greqisë, një shtet anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian, pranimin publik të fajit prej Greqisë, shtetit shkaktar të këtij gjenocidi dhe dëmshpërblimin për familjarët e viktimave të pafajshme të këtij gjenocidi, mundësi për anëtarët e Komunitetit tonë për të vizituar tokat dhe varret e të parëve si dhe ngritjen e lapidareve apo monumenteve, që nderojnë të vdekurit dhe të vrarët e asaj periudhe dhe heqjen e memorialeve të atyre që shkaktuan masakrat mbi popullsinë shqiptare çame. Një tjetër kërkesë e theksuar në promemorie është e drejta e pronësisë, amendimi i ligjeve të vitit 1970-1980 në ato nene, që ndalojnë ish-shtetasit grekë me kombësi shqiptare të rikthehen. Sipas Idrizit, këto nene bien në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut, që ndalojnë çdo lloj diskriminimi mbi bazën e kombësisë. Më tej, ai shtoi se në promemorie kërkohet dhe realizimi i së drejtës së rikthimit në tokat e tyre të të gjithë atyre, që e duan një gjë të tillë, duke rifituar statusin e para Luftës së Dytë Botërore, kompensimin eventual të pronave të konfiskuara dhe pagim të gjithë detyrimeve ligjore nga shfrytëzimi i këtyre pronave, depozitave bankare, fabrikave, trojeve bujqësore apo për ndërtim, etj, ndalimin e diskriminimit të vëllezërve çamë ortodoksë që jetojnë në trojet e tyre në Greqi dhe dhënien e të gjitha të drejtave si për çdo minoritet tjetër në përputhje me konventat ndërkombëtare për minoritetet. “Marrëdhëniet e mira fqinjësore midis Shqipërisë dhe Greqisë kalojnë nga një zgjidhje e drejtë e problemit çam. Nëse ne nuk do të shohim asnjë përparim në këtë drejtim, do të përshkallëzojmë protestën tonë me të gjitha mjetet demokratike, politike, juridike, etj, deri në plotësimin e të gjitha të drejtave tona të ligjshme”, – përfundoi Idrizi.
Ky lajm është publikuar: 10/12/2009