Presidenti turk viziton sot Tiranën
Autori i Lajmit: Redaksia
Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, mbërrin sot në Tiranë për një vizitë zyrtare dyditore, Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl. Presidenti i Republikës do ta mirëpresë homologun e tij turk përgjatë një ceremonie zyrtare që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Në vijim, dy presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e më pas do të drejtojnë bisedimet bilaterale mes delegacioneve respektive. Në prani të dy presidentëve do të nënshkruhet edhe Protokolli i Bashkëpunimit mes Ministrive të Punëve të Jashtme reciproke. Në përfundim, presidenti Topi dhe presidenti turk Gyl do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërsa ditën tjetër, dy presidentët do të përshëndesin punimet e Forumit të Biznesit shqiptaro-turk. Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë, Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, do të takohet me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Sali Berisha, si dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Axhenda e presidentit turk, Gyl, përfshin dhe një vizitë në kolegjin turk “Mehmet Akif”, si dhe pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e hapjes së qendrës kulturore “Yunus Emre”.
Ky lajm është publikuar: 10/12/2009