Lufta kundër korrupsionit Bosh: “Korrupsioni ende në gjyqësor”
Autori i Lajmit: Redaksia
Pavarësisht se janë marrë masa të guximshme, korrupsioni mbetet problem në Shqipëri. Vonesat në luftë ndaj këtij fenomeni sjellin pengesa në integrimin e Shqipërisë. Deklarata është bërë nga ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosh, gjatë konferencës “Bashkë kundër korrupsionit”, në ditën kundër këtij fenomeni, ku ai sugjeroi që korrupsioni të luftohet me gjykata të pavarura. “Pavaresisht se janë vërejtur hapa para, janë marrë masa të guximshme kundër korrupsionit, por megjithatë, nisur dhe nga disa raporte të kohëve të fundit, korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë sektorë të jetës në Shqipëri".
Diplomati theksoi se korrupsioni evidentohet qartë në disa sektorë ku nuk ka aspak transparencë. “Dua të them që problemi i parë është mungesa e transparencës për të përcaktuar qartë të drejtat e pronës, shqetësim mbetet edhe transparenca e financimit të partive”,- theksoi Bosh.
Korrupsioni
"Korrupsioni rrit informalitetin, taksat duke dëmtuar kështu shtresën e mesme dhe të varfër të popullsisë. Kjo ditë duhet të shërbejë për të krijuar një shoqëri llogaridhënëse",- u shpreh Bosh. Për të luftuar këtë fenomen në shumë sektorë të jetës në vend, diplomati mendon se duhet një gjyqësor i pavarur plotësisht nga politika dhe segmente të tjera. “Lufta nuk mund të fitohet pa një gjyqësor funksional. Gjyqësori shqiptar duhet të jetë plotësisht i pavarur. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur nga ndikimet politike, por dhe gjyqtarët nuk mund të blihen apo tu bëhet presion nga palët në gjykim. Kohët e fundit kemi parë një mungesë transparence në trajtimin e rasteve të dyshuara për korrupsion, kjo i sjell gjyqësorit një reputacion të keq, krijon një hije dyshimi për personat e pafajshëm, të cilët janë akuzuar për korrupsion. Nuk duhet në asnjë mënyrë tu bëhet presion gjyqtarëve. Ata nuk mund të blihen dhe politika duhet të rrijë larg sistemit gjyqësor”, u shpreh Bosh, gjatë konferencës “Bashkë kundër korrupsionit”. Shefi i OSBE-së në vendin tonë, ka veçuar edhe rolin e medias në luftën kundër korrupsionit. “Media të denoncojë korrupsionin, por të mos marrë rolin e gjyqësorit”, theksoi ai.
Takimi
Takimi, i cili u organizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, drejtohet nga inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, Adriatik Llalla dhe ambasadori i Prezencës së OSBE në Tiranë, Robert Bosh. Janë ftuar të përshëndesin edhe drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arben Doçi, drejtori i Departamentit Antikorrupsion në Këshillin e Ministrave, Oerd Bylykbashi dhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Njësisë Task-Force Antikorrupsion, Arben Kraja dhe Altin Dumani.
Ambasadorja angleze kundër korrupsionit
Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, qeveria britanike i kujton qeverisë shqiptare se korrupsioni ka një kosto shumë të lartë dhe i kërkon luftë konkrete ndaj dukurisë që në disa fusha e cilëson se duhet bërë në mënyrë urgjente. “Qeveria britanike vazhdon te mbështesë autoritetet shqiptare dhe shoqërinë civile në luftën ndaj korrupsionit, si një prioritet. “Mbretëria e Bashkuar e shikon luftimin e korrupsionit brenda institucioneve të zbatimit të ligjit, duke përfshirë policinë dhe drejtësinë, si veçanërisht urgjente”, - deklaroi ambasadorja britanike, Fiona McIlëham. Ajo tha se “Progres-raporti i 2009 i Komisionit Evropian për Shqipërinë flet për një “kulturë mosndëshkimi” në jetën publike dhe nevojën për të krijuar një praktike bindëse dënimesh të rasteve të korrupsionit, kurse evidentoi dhe faktin se të hënën, “ministrat e Jashtëm Evropianë nënvizuan urgjencën e kësaj sfide”. “Lufta kundër korrupsionit, - vijoi ambasadorja, - është e rëndësishme jo vetëm për të ardhmen e integrimit evropian të Shqipërisë, por për vetë popullin shqiptar. Korrupsioni ka një kosto shumë të lartë dhe njerëzore. Më tej, ambasadorja theksoi se “Qeveria britanike vazhdon të mbështesë autoritetet shqiptare dhe shoqërinë civile në këtë luftë, si një prioritet. Mbretëria e Bashkuar e shikon luftimin e korrupsionit brenda institucioneve të zbatimit të ligjit, duke përfshirë policinë dhe drejtësinë, si veçanërisht urgjente”. Në përfundim, kryediplomatja britanike për Shqipërinë vuri në dukje se tryeza e rrumbullakët, e organizuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe OSBE, është një shembull i rëndësishëm i përqasjes së përbashkët që do të nevojitet për të trajtuar këtë problem.
Gjyqësori duhet të jetë i pavarur
“Lufta nuk mund të fitohet pa një gjyqësor funksional. Gjyqësori shqiptar duhet të jetë plotësisht i pavarur. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur nga ndikimet politike, por dhe gjyqtarët nuk mund të blihen apo tu bëhet presion nga palët në gjykim. Kohët e fundit kemi parë një mungesë transparence në trajtimin e rasteve të dyshuara për korrupsion, kjo i sjell gjyqësorit një reputacion të keq, krijon një hije dyshimi për personat e pafajshëm, të cilët janë akuzuar për korrupsion. Nuk duhet në asnjë mënyrë tu bëhet presion gjyqtarëve. Ata nuk mund të blihen dhe politika duhet të rrijë larg sistemit gjyqësor”,- u shpreh Bosh gjatë konferencës “Bashkë kundër korrupsionit”.
Ky lajm është publikuar: 10/12/2009