Apeli i BE Rehn: “Bojkoti i opozitës, papjekuri politike”
Autori i Lajmit: Redaksia
Komisioni Evropian kritikon opozitën socialiste për bojkotin parlamentar duke argumentuar se me këtë veprim ajo nuk tregon aspak maturi demokratike, ndërsa vlerëson se Shqipëria po bën një progres të mirë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Komisionari Olli Rehn, duke komentuar situatën politike në vendin tonë ka pohuar se qëndrimi i opozitës shqiptare është një shenjë e papjekurisë politike dhe është kundër kritereve të Kopenhagenit. Sipas tij, një nga kriteret kryesore të Kopenhagenit është pikërisht stabiliteti politik dhe maturia demokratike. Këtë deklaratë Rehn e ka dhënë gjatë konferencës për ekonominë në Ballkan që u zhvillua dje. Kjo konferencë, e organizuar me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal të Presidencës Suedeze kishte në fokusin e saj përpjekjet e rajonit për kapërcimin e krizës ekonomike dhe bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit në rrugën e tyre drejt integrimit evropian. Në të morën pjesë 200 zyrtarë të lartë të rajonit, vendeve anëtare të Ballkanit, Shteteve të Bashkuara, Zvicrës dhe Norvegjisë. Pjesëmarrësit e konferencës dhanë mbështetjen e tyre të fuqishme për integrimin evropian të Ballkanit në tërësi dhe shtynë qeveritë përkatëse të përparojnë me shpejtësi në rrugën e reformave.
Deklarata
Rehn ka përsëritur thirrjen drejtuar opozitës për të ndalur bojkotin e Parlamentit, ndërsa ka deklaruar se Shqipëria duhet të vazhdojë reformat për të plotësuar kriteret me qëllim liberalizimin e vizave. “Nuk është një mënyrë evropiane e të bërit të politikës. Të gjithë duhet të sigurojnë, që të përmbushen kushtet, që ky bojkot të marrë fund. Mirëpres progresin e mirë të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por një prej kushteve kryesore të kriterit politik të Kopenhagenit, është stabiliteti politik dhe maturia demokratike. Bojkoti parlamentar mund të përkufizohet si në kundërshtim me maturinë demokratike”, - tha dje Rehn në konferencën e organizuar me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal të Presidencës Suedeze, ku u diskutua për krizën ekonomike.
Në një konferencë për shtyp në hapje të këtij takimi, ministri i Jashtëm suedez, Karl Bild, dhe komisioneri i Zgjerimit, Olli Rehn, përmendën sfidat që ka Ballkani Perëndimor në fushën ekonomike dhe atë politike. Olli Rehn ka deklaruar se Ballkani po ecën përpara. Ai përmendi thirrjet e përsëritura se Shqipëria dhe vendet e tjera duhet të vazhdojnë reformat për të hyrë në BE, pasi çdo vend do të hyjë në bazë të meritës. Duke folur për Shqipërinë, Rehn tha se ky vend bashkë me Bosnjën duhet të plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave, ndërsa theksoi se kërkesa e Shqipërisë po shqyrtohet nga Komisioni Evropian për të përgatitur opinionin për vendin tonë, si hap për integrimin në BE. Rehn theksoi se gjithë Ballkani duhet të vazhdojë reformat dhe bashkëpunimin rajonal pavarësisht situatave politike. Ai tha se esenciale është lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Lidhur me ekonominë, në këtë konferencë u deklarua se situata në Ballkan është e vështirë. Ky rajon tani është prekur nga kriza ekonomike. Ballkani u shkatërrua nga lufta që dërrmoi dhe ekonomitë e vendeve të këtij rajoni, tha ministri i Jashtëm suedez, Karl Bild, që mban dhe presidencën e radhës në BE.
Sipas Bild, dikur ky rajon kishte të ardhura për frymë dhe prodhim të brendshëm më të lartë se në Evropën Lindore, por tashmë këto vende e kanë lënë pas Ballkanin.
Ky lajm është publikuar: 10/12/2009