Digjen plehrat. Vlora turistike mbulohet nga tymi
Nuk mund të ketë sezon turistik në një vend që është 24- orë i mbuluar nga tymi i plehrave që digjen. Askush nuk mund të bëjë plazh në një ajër që është 4-5 herë më i ndotur mbi normalen. Drejtoresha e Shëndetit Publik në Vlorë, Brunilda Ndreu e konsideron situatën emergjente dhe kërkon ndërhyrjen e kryetarëve të bashkive të qarkut për normalizimin e situatës e cila po ndikon mjaft keq në shëndetin e banorëve dhe turistëve që vizitojnë qytetin bregdetar.
“Sot jetojmë në një realitet ku kemi edhe djegien e plehrave në pikën e fushës së aviacionit që krijon një vatër të rrezikshme. Duhet vënë dorë sa më shpejt. Nuk mund të pretendojmë që të kemi sezon turistik kur kemi një vatër të vazhdueshme djegiesh mbeturinash në qytet dhe ku tymnaja të gjata 24-orëshe pothuajse e mbulojnë gjithë qytetin, sidomos në qendër”- thotë Ndreu.
Drejtoria e Shëndetit Publik në Vlorë në vazhdimësi kryen matjet e cilësisë së ajrit. Shqetësimi nga djegia e mbeturinave në Vlorë është ngritur në vazhdimësi si dhe ka qenë tema e debatit në mbledhjet e njëpasnjëshme të këshillit Bashkiak pa i dhënë asnjëherë zgjidhje.
Festim Llanaj