Vjedhja e energjisë, shkon në burg 54-vjeçari, s’kishte lekë të paguante gjobën
Berat – Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike. Efektivat e komisariatit të policisë së Beratit kanë arrestuar dje 54-vjeçarin Pali Nushi pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Berat me një vendim të saj me numër 39 që mban datën 6 qershor të këtij viti dënoi me 20 ditë heqje lire 54-vjeçarin Nushi. Mësohet se fillimisht gjykata vendosi të gjobisë me një gjobë prej 1 milionë lekësh të vjetra të akuzuarin për veprën penale të “ vjedhjes së energjisë elektrike”. Por pamundësia për të paguar gjobën duket se e ka çuar drejt qelisë Nushin. Kështu gjoba është konvertuar në 20 ditë burgim të cilin 54-vjeçari do ta kryejë. 54-vjeçari u denoncua në Prokurorin e Beratit një vit më parë nga KESH për vjedhjen e një sasie të energjisë elektrike nga matësi i vendosur në banesën e tij.
Fsheh kanabisin në çorape leshi, kapet 20-vjeçarja rumune
Kishte zgjedhur papuçet për të fshehur një sasi lënde narkotike kanabis, por sërish është zbuluar nga policia. 20-vjecarja kishte tentuar që papuçet të dukeshin si dhurata por në fakt kjo nuk ka penguar policët të “nuhasin” kanabisin që fshiheshin brenda çorapeve të leshit. 20-vjeçarja rumune u kap në aeroportin e Marrakech teksa po tentonte të udhëtonte drejt Anglisë. Gjatë kontrollit asaj ju gjetën 6,2 kilogramë rrënjë kanabis të fshehura në 12 palë papuçe të vendosura në një valixhe të vogël.
“20- vjeçareja u arrestua në momentin që po nisej për në Angli”, -Deklaroi policia. Sipas mediave arabe, droga ishte fshehur në 12 palë çorapesh leshi, në formë dhuratash në një valixhe të vogël. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar burimin dhe destinacionin e drogës që po transportohej nga 20-vjeçarja.
3 Korrik 2009