Vjedhja e karburanteve, se shpejti emrat Eglantina Nasi
Brenda pak ditesh, publiku shqiptar do te njihet me emrat e kompanive, te cilat kane abuzuar ndaj tij gjate shitjes se karburantit neper pikat e caktuara, duke i dhene me pak sesa duhet. Dhe nje gje e tille, do te mundesohet pikerisht fale venies ne jete te nje akti normativ te posacem, qe parashikon ne vetvete ndryshimin e nenit specifik nr.9, te percaktuar ne ligjin “Per Inspektimet”. Sipas te cilit, nuk lejohej berja publike e subjekteve qe kapeshin me shkelje ne kete fushe. Por tashme behet me dije se kjo gje do te jete e mundur, pasi Drejtoria e Metrologjise, ia ka dorezuar Ministrise se Ekonomise kete aktin normativ, duke lejuar keshtu eliminimin e pengesave ligjore qe ndalonin deri tani publikimin e emrave te kompanive qe abuzojne ne treg me shitjen e karburanteve. Kujtojme sakaq, se para pak ditesh, vete Kryeministri Berisha do reagonte kundrejt nje situate te tille, duke kerkuar publikisht ndaj Ministrise se Ekonomise hartimin e nje akti te tille normativ, pikerisht me qellimin e publikimit te emrave te subjekteve qe mashtrojne konsumatoret me cilesine dhe sasine e karburantit. “Cdo qytetar te marre vesh se kush ben hile dhe kush nuk ben. Asnje sekret. Nese ekziston nje pengese ligjore, akti normativ do te behet per ta hequr ate, duke shfrytezuar te drejten kushtetuese per te mbrojtur interesin e qytetareve. Nuk po te kerkojme asgje, por te shesesh nafte te rregullt”, mesohet te jete shprehur konkretisht kreu i qeverise lidhur me nje fakt te tille. Duke kerkuar madje, qe te merret ne konsiderate edhe heqja e te drejtes se licenses, apo deri dhe mbyllja e aktivitetit. Nderkaq, referuar detajeve te ketij procesi, behet fjale konkretisht per ndryshimin e nenit numer 10 ne ligjin “Per Inspektimet”, i cili nuk lejonte ne fakt berjen publike te subjekteve qe kapeshin me shkelje ne fushen e karburanteve. I titulluar saktesisht “Parimi i informimit te publikut”, ai tregon sesi lidhur me rezultatet e inspektimit, eshte e nevojshme te mbrohen te drejtat dhe interesat e personave fizike e juridike. “Kjo behet ne baze dhe brenda kufijve te legjislacionit ne fuqi, per mbrojtjen e te dhenave personale dhe atyre qe lidhen me veprimtarine tregtare apo profesionale te subjektit te inspektimit apo personave te tjere”, percaktohet qarte ne kete nen, i cili tashme do ndryshohet nga akti normativ i lartpermendur.
Neni 10
“Parimi i informimit te publikut”
1. Inspektorati informon publikun mbi konstatimet dhe masat e marra gjate procedimit administrativ te inspektimit, nese kjo eshte e nevojshme per mbrojtjen e te drejtave dhe
interesave te personave fizike dhe juridike.
2. Informimi sipas parimit te percaktuar ne piken 1 te ketij neni, behet ne baze dhe brenda kufijve te legjislacionit ne fuqi, per mbrojtjen e te dhenave personale dhe atyre qe lidhen me veprimtarine tregtare apo profesionale te subjektit te inspektimit apo personave te tjere”
Biznesi: Shitja e karburantit, gati t’i padisim abuzuesit
“Jemi te gatshem te bejme denoncime, t’i cojme edhe ne Prokurori per shkelje te se drejtes se qytetarit per t’u sherbyer sipas ligjit dhe sipas rregullit”. Keshtu shprehet ne nje prononcim te tij per mediat, presidenti i “Business Albania”, Luan Bregasi, lidhur me ceshtjen e berjes se shpejti publike te emrave per kompanite qe kane abuzuar me shitjen e karburantit neper pikat e tregtimit. “Ne rast se keto sjellje kane shkaktuar deme, do denoncojme. Ka industri te tera qe furnizohen ne pika karburanti me sasi te medha, per shkak te natyres se tyre prodhuese, e kesisoj, demi eshte shume i madh. Keshtu qe edhe interesi per te kerkuar nje te drejte eshte akoma me i madh nga ana e subjektit”, ka shtuar me tej ai lidhur me nje fakt te tille. Nga ana tjeter, burime te Prokurorise se Pergjithshme, kane bere me dije per mediat se hetimet ne kete fushe, do te nisin jo vetem per rastet e abuzimeve me sasine, por edhe per cilesine e karburanteve qe tregtohen ne Shqiperi. Dhe se pjese e hetimeve nuk do te jene vetem karburantet e kapura me shkelje nga Drejtoria e Metrologjise, por te gjitha subjektet, nga importuesit e deri tek pikat e karburanteve.