Vjedhja që i kushton Bashkisë së Tiranës miliona lekë
Vjedhja e kapakëve të pusetave nëpër rrugë. 3500 copë të humbura. Ndërmarrja Nr.2 e Bashkisë së Tiranës, raporton miliona lekë humbje
Emanuela Sako
Vjedhja e zgarave dhe kapakëve të pusetave të vendosura nëpër rrugët e kryeqytetit është bërë një çështje shqetësuese për banorët dhe Bashkinë e Tiranës. Bashkia e Tiranës jep të dhëna se kohët e fundit janë vjedhur nga rrugët e kryeqytetit rreth 3500 copë të tilla. Burime nga bashkia bëjnë të ditur se kjo situatë është bërë rutinë dhe vjedhësit e këtyre objekteve nuk janë kapur. Ndërmarrjes nr. 2 të Bashkisë së Tiranës, që ka kopetencat për vendosjen e tyre në rrugët e kryeqytetit, i kushton miliona lekë humbje. Kjo ndodh pasi të gjithë aksesorët e rrugës duhet të zëvendësohen. Nga mungesa e këtyre aksesorëve ndodhin përmbytje në të gjitha lagjet e kryqytetit. Periferitë e kryeqytetit zënë vendin e parë të vjedhjeve, por nuk përjashtohen edhe rrugët në qendër të qytetit, në të cilat ditën punohet dhe natën vidhet.
Situata
Gjatë shirave të vjeshtës dhe dimrit, nga mungesa e këtyre aksesorëve ndodhin përmbytje të mëdha të lagjeve të ndryshme të qytetit. Nga eksperiena e viteve të kaluara, të gjithë qytetarët janë të terrorizuar nga situata q krijohet dhe shkojnë në dyert e bashkisë për të gjetur një zgjidhje për të mundësuar zëvendësimin e kapakëve. Burime nga bashkia pohojnë se kjo situatë është e vështirë sepse megjithë bashkëpunimin që kanë me policinë, kjo situatë është bërë një fenomen i pashmangshëm. Përbërja e tyre e hekurt shërben për të arritur përfitime të tepërta për vjedhësit, të cilët e shesin hekurin për skrap. Vjedhja zakonisht ndodh gjatë orëve të natës, pasi lvizjet janë m të kufizuara dhe mund të aarrihet që të vidhet më lehtësisht. Për këtë arsye, policia e ka më të vështirë për t’i ndaluar.
Zonat
Periferitë e kryeqytetit janë më të prekura nga vjedhja e materialeve të pusetave. Burime nga Bashkia e Tiranës theksojnë se ky fenomen është bërë i zakonshëm për për kryeqytetin, ku përfshihen të gjitha rrugët e Tiranës. Nga evidentimet në terren periferia zë vendin e parë të vjedhjes së hekurave të pusetave. Në shumicën e rasteve ato janë vjedhur brenda një nate që nga momenti vendosjes së tyre. Gjatë stinës së dimrit të gjitha rrugët e kryeqytetit tejmbushen nga ujrat e zeza dhe ujit të pijshëm, të cilat dalin në sipërfaqe për shkak të përmutjeve që ndodhin. Zonat më të prekura janë: Lapraka, Don Bosko, Kombinat, Ali Demi, por nuk përjashtohen edhe Bulevardet në qendër të qytetit, si Bulevardi Zhan D’ark, Bjram Curri apo rruga e Elbasanit.
Rrugët më problematike
Laprakë
Don Bosko
Unaza e Re (segmenti nga rruga e Durrësit-rruga e Kavajës)
Rruga e Kavajës (segmenti 21 Dhjetori- Kombinat)
Rruga Ali Demi.
Rruga e Elbasanit.
Bulevardi Zhan d’Ark dhe Bajram Curri.
Rrugët e brendshme dytësore
Vlerësohet se për momentin, vetëm numri i zgarave që mungojnë të jetë mbi 3500 copë
5 Tetor 2008