E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosjet e te persekutuarve, depozitohen 4900 kerkesa

Ministria e Drejtesise mbipopullohet me kerkesat e ish-te perndjekurve politike. Deri diten e djeshme, 4900 kerkesa per demshperblim jane depozituar ne ministri, te cilat do te shqyrtohen nje per nje nga nje grup prej 21 ekspertesh. Nepermjet nje njoftimi per shtyp keshilltarja e ministrit te Drejtesise, Marsida Xhaferllari, beri te ditur se, "cdo dite ne kete ministri depozitohen rreth 200 kerkesa nga ish-te perndjekurit politike". Rreth 40 dosje kane kaluar ne ceshtje themeli, ku specialistet e Ministrise se Drejtesise kane nisur verifikimin e dokumentacionit ne bashkepunim me struktura te tjera shteterore si Ministria e Brendshme, ajo e Mbrojtjes, Gjykatat, Arkivi i Shtetit dhe Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve. Nje grup pune prej 21 specialistesh eshte ngritur ne ministri, te cilet jane duke u marre me shqyrtimin e kerkesave te depozituara. Xhaferllari sqaron se dosjet e paraqitura i nenshtrohen shqyrtimit paraprak dhe konkluzionet e tyre iu behen te ditura qytetareve qe kane depozituar kerkesat, brenda nje periudhe kohore te caktuar. Nderkohe qe te gjithe personat qe kane bere edhe kerkesat e tyre njoftohen edhe ne rastet kur dokumentet e dorezuara prej tyre kane mangesi. Sipas keshilltares Xhaferllari, pas perfundimit te procedures se trajtimit te dokumentacionit te paraqitur per demshperblimit nga ish-te persekutuarit politike, Ministria e Drejtesise i drejtohet Qeverise me propozime perkatese. Ky proces ka nisur qe prej fillimit te ketij viti dhe fillimisht jane perpiluar 11 kerkesat e para qe u deklaruan fituese te demshperblimit. Gjate seleksionimit jane skualifikuar nje sere dosjesh qe kishin mangesi dokumentacionesh dhe qe nuk ishin perfituese.

Kerkesat, jane aprovuar vetem 11

Vetem 11 kerkesa jane pranuar nga ana e Ministrise se Drejtesise ne lidhje me ish-te perndjekurit politike te regjimit komunist. Te gjithe keta qytetare kishin plotesuar kriteret e paraqitura nga ana e ministrise, nderkohe qe rreth 300 kerkesa jane kthyer mbrapsht per plotesim te metejshem dokumentacionesh. Per kete proces ka pasur edhe ankesa te shumta nga persona qe pretendonin se gezonin statusin e te perndjekurit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›