Kolegji Zgjedhor, shqyrton sot ankesën e PS për Beratin
Socialistët kërkojnë rinumërim të fletëve të pavlefshme në qarkun e Beratit. Një ditë më parë PS fitoi betejën e parë në Kolegjin Zgjedhor për 400 fletët e Fierit.
VENDIMI PER FIERIN
TIRANE-Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë sot një tjetër ankimim të PS-së për kontestimet që ka kjo parti për procesin zgjedhor në qarkun e Beratit. Objekt i ankesës së PS e G99 është kontestimi i vendimit të KQZ-së të datës 13 korrik 2009 lidhur me tabelën përmbledhëse të rezultateve të qarkut të Beratit, duke kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave të pavlefshme.
Kjo çështje do të relatohet nga gjyqtarja Dhurata Haveri, e cila relatoi dhe ankimimin e PS-së për Fierin të shqyrtuar dje nga Kolegji Zgjedhor.
Një ditë më parë PS fitoi betejën e parë në Kolegjin Zgjedhor pas ankimimeve të saj për parregullsi në procesin e votimit në disa zona të vendit. Kolegji Zgjedhor pranoi padinë e PS-së e cila kërkonte shpalljen e pavlefshme të 440 fletëve të votimit të qendres me numër 3052 te KZAZ 19 në qytetin e Fierit. KQZ i kishte vlerësuar këto fletë, të cilave u mungonin vulat e duhura, si të vlefshme dhe i kishte përfshirë në tabelën e rezultateve por me vendimin e formës së prerë Kolegji Zgjedhor rrëzoi vendimin e KQZ-së duke i dhënë të drejtë pretendimeve të opozitës.
(s.g/BalkanWeb)