Markeliani, tjeter "goditje" ne Bathore
TIRANE - Zbulohet "goditja" e radhes e Markeljanit 12-vjecar "Arsen Lupenit", mbi te cilin rendon nje numer i madh vjedhjesh. Kane qene efektivet e Komisariatit numer 5, ne Tirane, qe ne saje te hetimeve te bera kane dokumentuar nje vjedhje te ndodhur tre dite me pare ne Bathore. Ne kete banese dyshohet se Markeljani, ka vjedhur banesen e nje qytetari ku ka marre shumen e parave prej 600 mije leke, 300 euro, 70 dollare. Pas denoncimit te bere, policia nuk kishte bere te mundur gjetjen e parave dhe te personit qe kishte bere ate. Por pas hetimeve te shpejta ata kane zbuluar personin qe ka bere kete grabitje. Burime zyrtare nga uniformat blu thane se, dyshohet se autor i kesaj grabitjeje te jete i mituri Markelian. C, 12 vjec, banues ne Allias. Pas zbardhjes se autorit, policia ka bere dosjen gati dhe ia ka nisur Prokurorise se Tiranes, per t'i bashkengjitur me procedimet ne ngarkim te tij, pasi dyshohet per nje seri vjedhjesh te ndryshme te ndodhura. A. C