Vjen Schwarzenberg
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg pritet të qëndrojë të enjten për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Njoftimi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Republikës Çeke.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Ministri Schwarzenberg pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të Kosovës, duke përfshirë edhe homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj.
Çekia ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe është shtet anëtar i BE’së, Schwarzeneberg bashkë me shumë ministra të BE’së, gjatë takimit të fundit në Luksemburg, ka hedhur poshtë idetë për ndarjen e Kosovës.
Shwarcenberg, idetë për ndarjen i ka quajtur “ide që kthejnë në konfliktet e fillimit të shekullit XX, e jo nga përparimi në shekullin XXI“.
“Nëse pranohet ideja për ndarjen e Kosovës, do të flitet për ndarjen e Bosnjës e Hercegovinës. Pse jo, edhe për ndarjen e Veriut të Serbisë, ku në Vojvodinë jeton një bashkësi e madhe e pakicës hungareze. Këto nuk janë ide të pranueshme“, kishte thënë Ministri i Jashtëm çek.