Vjen në Tiranë kryetari i parlamentit maqedonas nis një vizitë zyrtare në Shqipëri

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski ka nisur nga dje një vizitë tre ditore në Tiranë, me ftesë të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Sot, kryeparlamentari Veljanovski do të takohet në selinë e Kuvendit me kryetaren Topalli dhe më pas do të ketë dhe një prononcim për shtyp. Gjatë vizitës në Shqipëri, kryetari i Parlamentit maqedonas, do të pritet në takim nga kryeministri Sali Berisha, nga Presidenti Bamir Topi, si dhe nga ministrat Ruli e Olldashi. Veljanovski do të ketë dhe një takim me komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme....