Spanja do ndihmojmë Shqipërinë për anëtarësimin e shpejtë në BE

Spanja do të ndihmojë Shqipërinë në përshpejtimin e negociatave për anëtarësim në bashkimin Evropian. Drejtori për BE në ministrinë e jashtme spanjolle, shtet i cili në 2010 pret të marrë presidencën e radhës së këtij komuniteti, shprehet se të paktën shpreson që deri atëherë Shqipëria të ketë marrë statusin e kandidatit. Fillimi i negociatave sipas Alfonso Diez Torres do të jenë në varësi të rrethanave dhe kushteve që do të ketë përmbushur vendi ynë. Drejtori për BE në ministrinë e jashtme spanjolle, e vlerëson pozitiv progres raportin për vitin 2008, dhe mendon se përpjekjet e qeverisë shqiptare po e çojnë vendin në rrugën e duhur. ...