Orkestra frymore e Shkodrës merr çmimin e parë
13/07/2009 Mbyllet festivali i bandave
Çmimi i parë në Festivalin e Orkestrave Frymore i ka shkuar edhe këtë vit orkestrës së Shkodrës. Ajo është vlerësuar më e mira në mbrëmjen e fundit të edicionit të katërt të Festivalit të Orkestrave Frymore, organizuar nga 7 deri më 11 korrik në qytetin e Sarandës. Nata e pestë, e cila u çel nga orkestra frymore “Manxaros” e Korfuzit (Greqi), vijoi me një koncert gala, që praktikohej për herë të parë. Në këtë koncert u përfshinë instrumentistë të zgjedhur nga formacioni i Forcave të Armatosura, nga orkestra e Teatrit të Operës dhe Baletit (TKOB), orkestrës frymore të RTSH-së etj. Në pjesën e parë të programit, drejtuar nga dirigjenti Halim Teqja, u interpretuan pjesë të lehta argëtuese, muzikë filmash të njohur dhe përshtatje të ndryshme nga repertor muzikor të njohur. Me entuziazëm u prit nga publiku interpretimi i pjesëve të kompozitorit të madh grek Miqi Theodhoraqi si dhe kolazhi nga opera të njohura në botë, si “Aida”, “Nabuko”, “Rigoleto” etj. Në mbyllje të festivalit juria, e kryesuar nga kompozitori i njohur Thoma Gaqi, vlerësoi me çmim të parë orkestrën frymore të Shkodrës, drejtuar nga Kujtim Aliaj, me çmime të dyta orkestrën frymore të Korçës dhe të Vlorës dhe me çmim të tretë orkestrën frymore të Sarandës dhe Fierit.
Festivali i parë i orkestrave frymore, "Albanian Wind Festival", është zhvillua në qershor të 2006-s në qytetin e Sarandës nga Klubi Kombëtar i Orkestrave Frymore (KOF). Në edicionin e këtij viti morën pjesë 13 orkestra frymore.