E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e konsumatorit, Ruli sensibilizon te rinjte

Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes (METE) ka filluar nje fushate sensibilizuese per konsumatorin shqiptar, qe te blejne mallra brenda standardeve te duhura. Ne kuader te kesaj nisme, ministri i METE-s, Genc Ruli i shoqeruar dhe nga zv. ministri Enno Bozdo, zhvilloi dje ne mesdite nje takim me nxenes te shkolles se mesme te liceun artistik "Jordan Misja" ne Tirane. Gjate ketij takimi, ministri Ruli tha se "si grup te pare per te trajnuar ne kuader te kesaj fushate kemi zgjedhur pikerisht te rinjte, te cilet do te jene brezi qe do te percjellin kete kulture". Me tej ministri Ruli ka renditur disa nga standardet qe duhet te kete malli apo produkti qe blejme ne treg, duke dhene edhe opsionet se ku duhet te ankohesh per nje mall qe nuk i permbush standardet. Nje nga qellimet kryesore te takimit ishte, qe nxenesit pjesemarres te merrnin gjithkush nje sasi flete-palosjesh informimi per ta shperndare te shoket ne shkolle dhe prinderit e tyre duke sherbyer keshtu si lajmetaret me te mire te mesazhit. Ligji i ri permban nje sere masash qe i sherbejne konsumatorit si: Etiketa e mallit duhet te permbaje informacionin e nevojshem per identifikimin dhe perdorimin e tij, dhe te jete ne gjuhen shqipe.

Malli duhet te kete te shenuar cmimin, ne menyre te qarte, te shprehur ne lek, te vendosur ne vete produktin apo ne raftet e tregtimit te tij. Shitja e mallit apo ofrimi i sherbimit duhet te shoqerohen me dhenien e kuponit tatimor, marrja e kuponit nga konsumatori eshte njekohesisht dhe nje detyrim per te. instruksionet e perdorimit te mallit duhet te jepen ne gjuhen shqipe. Nese malli i blere nuk funksionon ne menyren e duhur, apo nuk eshte ai qe pritej, mund te kesh mallin e riparuar apo te zevendesuar pa pagese, ose nje ulje te cmimit apo kthimin e plote te shumes se paguar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›