E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri i qeverisjes se financave te shtepise

Nga Blerina Hoxha

Me mire te dish se sa te kesh, ne ditet tone eshte bere domosdoshmeri. Secili prej nesh e ka provuar, madje shpesh se te ardhurat mujore nuk kane mundur te perballojne nevojen per shpenzime. Te perdoresh lapsin ne keso punesh eshte mese nevojshme. Per te realizuar nevojat tona Banka e Shqiperise nepermjet nje udhezuesi na qarteson se si te kemi nje liber shtepie ku te programojme cdo shpenzim qe na duhet te kryejme me te ardhurat tona. Shume nga ne menyren se si te shpenzojne dhe kursejne e trashegojne nga familja, e mesojne nga shkolla ose e kane zhvilluar nga natyra. Po te tjeret? Gjithcka qe ju duhet te dini se si te krijoni dhe perdorni nje buxhet familje e ka realizuar Banka e Shqiperise nepermjet?

Si te administrojme

A deshironi te keni ose te blini dicka te vecante? a keni nje qellim ne vetvete? A do te deshironit te ndertonit nje te ardhme financiare te suksesshme? Ne qofte se po, atehere nje material shpjegimi qe ka kane pergatitur specialistet e Bankes se Shqiperise ju vjen ne ndihme. Keto jane keshillat per te cilat ju keni nevoje. Perse? Sepse perpara se te filloni realizimin e ketyre qellimeve, duhet te keni parasysh mundesine dhe menyren e arritjes se tyre. Per ta bere kete, se pari duhet te keni nje pasqyre te plote per veprimet tuaja financiare. Nese perdorni nje mjet planifikimi, mund te krijoni nje perfytyrim te qarte se si i shpenzoni te ardhurat tuaja. Pasi te keni identifikuar se per cfare i shpenzoni parate, atehere mund te mendoni se cila eshte menyra me e drejte per t'i shpenzuar ato. Ne nje ekonomi te tregut te lire, kerkesa dhe oferta percaktojne cmimin. Nese perballeni me nje numer te madh ofertash, atehere ju keni mundesine te beni zgjedhjen e duhur ne blerjen e nje artikulli, i cili ne varesi te kerkesave, te mundesive dhe te shijes duhet te kete nje cmim te arsyeshem, nje nivel te caktuar cilesie apo nje marke te caktuar. Jeni ju ata qe vendosni se sa do te shpenzoni dhe per cfare do t'i shpenzoni parate tuaja. Megjithate, shpeshhere te gjithe ne kemi kerkesa te vogla apo te medha, te cilat mund te jene ne "konkurrence" me njera-tjetren. Me fjale te tjera, eshte e pamundur te kemi gjithcka ne te njejten kohe. Ne kete kendveshtrim, specialistet e Bankes se Shqiperise nepermjet gazetes tone ju japin nje mbeshtetje ne procesin e vendimmarrjes, duke ju ndihmuar te percaktoni perparesite tuaja personale.

Objektivat

Ju te gjithe keni ne pronesi sende te ndryshme ose pasuri te medha apo te vogla, por gjithmone doni te keni, gjera te reja, te ndryshme nga te parat. Ne disa raste, keto jane gjera te vogla dhe ne raste te tjera, jane gjera me te medha. Shpeshhere deshironi dicka menjehere, por ne raste te tjera kuptoni qe edhe mund te prisni per ta patur ate. Per te kuptuar nese keto deshira jane te realizueshme ose jo, fillimisht ato duhen shkruar te renditura ne nje leter. Deshira per t'i realizuar ato mund te shnderrohet fare mire ne objektivat tuaj financiare. Menyra me e mire eshte qe keta objektiva financiare

te hidhen ne leter dhe pastaj te percaktohen afate kohore sipas te cilave deshironi t'i realizoni ato. Por pasi keni perllogaritur objektivat financiare duhet qe nje tabele te vecante te keni llogaritur shumen qe ju duhet per te plotesuar kerkesat e tuaja financiare mujore, dhe te zbrisni prej saj shpenzimet e perditshme, atehere do te kuptoni se sa para ju mbeten. Me ndihmen e "librit te qeverisjes se shtepise", ju mund te kuptoni

nese kerkesat tuaja financiare plotesohen nga parate qe keni arritur te kurseni. Nese jo, duhet t'i rishihni objektivat tuaj dhe aty ku ju duket e arsyeshme mund te vendosni perparesi te reja.

Si te kontrollojme shpenzimet

Mbajtja e nje "libri te qeverisjes se shtepise" nuk kerkon shume kohe dhe mund. Pasi te keni percaktuar kerkesat tuaja financiare dhe te perzgjidhni sistemin qe ploteson nevojat tuaja, do t'ju duhen vetem pak minuta cdo dite per te hedhur ne leter shpenzimet tuaja. E rendesishme eshte qe t'i permbaheni ketij regjimi dhe, here pas here, te gjeni kohen per te pare me kujdes se si po i shpenzoni te ardhurat. Mbi te gjitha, nuk eshte e rendesishme vetem qe te dini se ku shkojne te ardhurat tuaja, por edhe se si t'i shfrytezoni ato sa me mire.

Hapi i pare: identifikimi i burimit te te ardhurve!

Per pergatitjen e librit te shpenzimeve, fillimisht duhet te identifikoni te ardhurat vetjake dhe ose ato te familjes tuaj. Kjo nuk nenkupton vetem pagat apo shperblimet e ndryshme qe merrni nga punedhenesi, por edhe te ardhurat nga qirate dhe, ne rast se keni kursime, edhe te ardhurat nga interesat e tyre etj. Keshtu, do te zbuloni se te ardhurat tuaja mund te ndryshojne nga njeri muaj ne tjetrin. Keto ndryshime do te ndikojne ne sasine e pergjithshme te te ardhurave qe ju keni vendosur te shpenzoni per perdorim te perditshem.

Hapi i dyte: Renditja e shpenzimeve fikse

Ekziston nje dallim midis shpenzimeve fikse dhe atyre te ndryshueshme dhe arsyeja per kete eshte fare e thjeshte: shpenzimet fikse jane shpenzime te domosdoshme, te cilat ndikojne ne buxhetin mujor per nje kohe me te gjate dhe nuk ka mundesi te shmangen pasi jane thelbesore per jeten e perditshme. Shpenzimet me te zakonshme fikse perfshijne per shembull, qirane e shtepise, detyrimet mujore te energjise elektrike ose te telefonit, sigurime shendetesore apo shoqerore, pagesat e kesteve te kredive, pagesat per abonime te ndryshme etj.

Hapi i trete: Llogaritja e buxhetit mujor

Nje formule e thjeshte eshte: Te ardhurat mujore, minus shpenzimet fikse mujore baraz buxheti mujor per shpenzimet e ndryshueshme. Buxheti mujor per shpenzimet e ndryshueshme mund te konsiderohet shuma e lekeve qe ju perdorni krahas shpenzimeve fikse, per te plotesuar nevojat e perditshme. Keto shpenzime mund te shkojne per ushqime, veshmbathje apo edhe argetime te ndryshme, si nje kafe me shoket, bileta per kinema, nje dreke me gjyshen etj. Shuma e cila mbulon keto shpenzime mund te vendoset ne faqen e parashikimeve vjetore. Per te patur nje ide te pergjithshme mbi shumen e ketyre shpenzimeve, ju mund te caktoni nje shifer mesatare, e cila here do te tejkalohet dhe here te tjera do te respektohet.

Buxheti per shpenzimet e ndryshueshme

Tashme keni arritur te parashikoni praktikisht te gjitha masat qe duhet te merrni per te perdorur "librin e qeverisjes se shtepise". Se fundi, ajo qe duhet te beni tani eshte te gjeni menyren e regjistrimit te shpenzimeve tuaja te ndryshueshme. Sa me mire te jete ndertuar sistemi, aq me i thjeshte do te jete identifikimi i sjelljes tuaj prej konsumatori. Per rrjedhoje, do ta keni me te lehte te filloni ta ndryshoni ate kur eshte e nevojshme. Shembulli qe po trajtojme paraqet nje skeme qe mund te perdoret per kete qellim, efikasiteti i se ciles eshte vertetuar ne shume raste. Ketu duhet te behet dallimi midis kategorive te ndryshme te shpenzimeve: shpenzime banese, ushqimi, veshje, komunikimi, argetimi, edukimi, transporti, familjare etj. Sigurisht qe jeni te lire te percaktoni edhe kategori te tjera shpenzimesh, dhe ne varesi te situatave te ndryshme mund t'i shtoni apo t'i pakesoni ato. Tani mund te filloni. keni marre te gjitha masat pergatitore dhe mund t'i dokumentoni te gjitha shpenzimet tuaja te ndryshueshme. Shenoni daten dhe nese eshte e nevojshme edhe nje fjale shpjeguese. Ne pjesen vertikale te tabeles tuaj te shpenzimeve nga ana e majte e tabeles jane shenuar javet ose ditet e nje muaji, dhe perbri tyre, rreshta te posacem per shpenzimet e ndryshueshme qe ju mund te beni ne nje date te caktuar te muajit. Ne anen poshte ne te djathte, mund te llogarisni bilancin mujor, duke hequr shpenzimet e ndryshueshme aktuale nga buxheti mujor per shpenzimet e ndryshueshme. Nese rezultati eshte pozitiv, atehere buxheti juaj per muajin ne vijim do te rritet automatikisht. Kete rezultat mujor mund ta shenoni gjithashtu dhe ne bilancin total, ne parashikimin vjetor. Ne kete menyre, mund te keni nje parashikim te mire per te gjithe vitin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›