E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjeshta e nxehte e Presidentit Ilir Mirena

Ne dekaden e fundit ne Kosove nuk di te kete pasur vere me dinamike se sa kjo e sivjetshmja. Ne ia nisshim nga ngjarjet kulturore, jane nja tri sosh qe i dhane vulen kesaj vere - Snoop Doggy, Morcheeba dhe Dokufesti, pa harruar edhe deshtimin ne prag te mbajtjes se koncertit te Eros Ramazottit, jo me fajin e tij. Ka pas edhe plote cikerrime te tjera, por keto markuan veren kulturore ne vend.
Vera ekonomike do te mbahet mend per nenshkrimin e kontrates per koncesionimin e Aeroportit te Prishtines dhe startimin e procesit te privatizimit te PTK. Dy ngjarje te medha ekonomike, krahas nisjes se autostrades Morine - Merdare, u percollen me debate te nxehta pro dhe kunder, por ne fund rezultuan te pafuqishme per te penguar kthesat e medha ne ekonomine tone. Por me ta hallakatshme kane qene zhvillimet politike.
Nisen vrullshem ne fund ta majit me tupanet e EULEX'it qe shpallte luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar ne vend. Nje pas nje, lajmi mbyste lajmin deri me dy ngjarjet kryesore te kesaj jave, tentimin e ekstremisteve serb ne Kosove per te shpallur nje Kosove Paralele, dhe faktografine inekzistente e fatkeqe te Ardian Gjinit per bisedimet sekrete Kosove - Serbi.
Ne te gjitha keto zhvillime ka pasur nje perfshirje masive te te gjitha strukturave te shoqerise. Marramendeshem jane angazhuar te gjithe. Media, analiste te varur e te pavarur, OJQ te ndryshme deputete, ministra e deri tek Zyra e Kryeministrise, pa harruar esencen e politikes tek ne, perfaqesuesit nderkombetare ne Prishtine. Secili i ka grah me te veten, por gjithsesi duke e pasuruar pafundesisht debatin.
Ne te gjitha ato qe kane ndodhur ne Kosove ne kater-pese muajt e fundit, me se paku, ose hic, eshte degjuar zeri i Presidentit Fatmir Sejdiu. Edhe pamja e tij vizive ka munguar.
Presidenti eshte kreu i shtetit dhe perfaqeson unitetin e popullit te Republike se Kosoves. Keshtu thuhet ne Kushtetuten e Kosoves.
Per te gjitha keto qe ndodhen gjate ketyre muajve e per te cilat opinioni yne shpesh eshte ndare ne dysh, do te kisha dashur shume te dija se cfare fshihet ne mendjen e Presidentit tone. Deri tash ai mbetet i vendosur per te na privuar nga kjo kenaqesi.
Nuk kerkohet qe te thote dicka per deshtimin e koncertit te Ramazotti'it, por te pakten per hater te unitetit tone eshte e pahijshme te mos e thote asnje fjale te vetme per dergimin per rigjykimin ne Hage te kryetarit te AAK-se Ramush Haradinaj. Nuk mjafton qe per te gjitha dyshimet dhe hetimet kunder krimit te organizuar te mjaftohet me fjalet biblike se si te gjithe qenkemi te barabarte perpara ligjit. Mire do te ishte qe ai te nxjerre nje llaf nga goja rreth debatit per shamite ne shkollat tona, per privatizimin, komunizmin jugosllav ne Kosove, cilesine e arsimimit... Lista e problemeve te kesaj vere eshte e gjate.
Ne nderkohe ne do te kemi rastin te degjojme secilin ambasador te huaj ne Kosove te na flase per perditshmerine tone, prej problemeve komunale e deri tek ato qe diqysh lidhen me te ardhmen e vendit.
Prej Washingtonit e deri ne Moske degjojme diplomate dhe Presidente te thone dicka per Kosoven. Do te degjojme dicka te na thote edhe Hugo Chavez apo dikush nga Dominioni i Melchizedek-ut. Por, akullin e indiferences se Presidentit tone te dashur nuk ka vere tropikale qe do ta shkrije.
Ne jeten politike te secilit popull, institucioni i Presidences nuk eshte thjesht nje institucion teknik, vegel ne sherbim te politikes. Supozohet se pos te tjerash Presidenti ne secilin komb me demokraci te zhvilluar eshte edhe njefare autoriteti moral. Fjalen dhe mendimin e tij deshiron ta degjoje secili ne debatet e zjarrta kur nje shoqeri ndahet ne dy taborre.
Per shumicen e ceshtjeve aspak te kendshme, qytetaret duan te dine mendimin e Presidentit. Ai eshte qershiza e domosdoshme e debateve. Nuk e besoj qe Barack Obama te kete ndjere kenaqesi kur u be pjese e debatit te ndjeshem e te rrezikshem rreth ndertimit te nje xhamie afer ish-Kullave Binjake ne New York. Ne kete situate te zjarrte debati atje neutraliteti paguhet me para. Ky luks nuk do t'i lejohet kurre nje Presidenti amerikan. Presidenti yne Sejdiu ka zgjedhur luksin qe per te gjithe ato qe ndodhin rreth e rrotull te mos heqe dore nga menyra struciane e tejkalimit te gjendjeve te pakendshme. Kryet ne zall, e gjithcka shkon e harrohet. Cka nese atij t'i kerkohet mendimi edhe per ceshtje me te nderlikuara qe shkundin themelet e etikes, moralit dhe besimeve tona, cfare mund te jete aborti, klonimi, evolucioni i specieve, perkushtimi i tij ndaj Zotit, ceshtjen e homoseksualitetit, etj.
Me Sejdiun harrojeni qe keso dilema ndonjehere do te marrin pergjigje, e aq me pak udhe te zgjidhjes.
Si deri me tash, gjithe indiferencen dhe heshtjen e tij Presidenti yne do ta mbeshtese mbi mundesite e kufizuara kushtetuese dhe pamundesine per te dale jashte atyre kufizimeve. Diten kur vendosi te mos heqe dore nga mbajtja e dy posteve, ate te Presidences dhe Kryetarit te LDK-se, keto kufizime nuk e kishin ndaluar qe me te dyja kembet te shkele mbi tekstin e Kushtetutes se Kosoves.
Por, jane dy momente gjate kesaj vjeshte kur mund te ndodhe qe Presidenti ta cele gojen. Si shkeles numer nje i Kushtetutes ai do te perballet me Gjykaten Kushtetuese te Kosoves dhe do te detyrohet te heqe dore, ose nga Presidenca ose nga Partia.
Pas Gjykates, ate e pret nje zhvillim tjeter edhe me dramatik brenda Kuvendit te Pergjithshem te LDK'se, qe mbahet kete vjeshte. Aty ai do te kete perballjen finale me kundershtaret dhe grupet ne rritje te te pakenaqurve brenda partise, qe e udheheq ilegalisht. Deri atehere te durojme memecerine e tij. Vjeshta do t'ia nxjerre fjalet. Kjo eshte vjeshta e tij e nxehte.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›