E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjosa përmbytet nga plehrat, mungesa e koshave problem për bizneset

Shtrati i lumit Vjosa në të gjithë gjatësinë e tij është i mbushur me mbeturina të shumëllojshme e papastërti nga më të ndryshmet, duke filluar nga plasmaset, rrobat e vjetra, pagurë e shishe. Lumi Vjosa i cilësuar nga gjatësia dhe sasia e ujit, deri pak vite me parë si lumi ekologjikisht më i pastër dhe me shumëllojshmërinë e peshkut në të gjithë Ballkanin,

tani rrezikon të kthehet në një vend të rrezikshëm për përhapjet e sëmundjeve dhe epidemive nga sasia e mbeturinave urbane që hidhen nga komunat Carshovë, Petran, Kosinë dhe Bashkia Përmet e Këlcyrë. Ndotësi më i madh i lumit Vjosa është Bashkia Këlcyre,e cila vendin e miratuar për hedhjen e plehrave e ka caktuar mbi shtratin e lumit, ndërsa banoret e tre komunave i hedhin mbeturinat ne lume pasi ska kazanë dhe sheshe, të miratuar nga komunat për hedhjen e tyre. Të shqetësuar janë edhe bizneset e ngritura buzë lumit Vjosa, të cilët tregtinë e tyre e kanë ngritur mbi bazën e bukurisë dhe burimeve të shumta ujore mbi shtratin e Vjosës, pasi papastërtitë mbi bimësinë po largojnë turistet. Ndërsa anëtari i këshillit komunal te Carshoves deklaron se shtrati i lumit ndryshon si nata me ditën midis dy shteteve, Shqipërisë edhe Greqisë, ku ne Greqi shtrati i lumit ska asnjë mbeturine të vetme, ndërsa në Shqipëri një peme ka me qindra mbeturina qe varen si flamuj shumëngjyrësh.

Last Updated on E Merkure, 31 Mars 2010 20:22

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›