E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsumi i energjisë u rrit me 8, 9 për qind në 2009, faturat e dritave u dyfishuan

INSTAT: Prodhimi  i Energjisë elektrike në vend u rrit me 35.8 për qind, importi ka shënuar rënie

Rritet konsumi i energjisë elektrike në vend. Por masa e rritjes së konsumit është disa herë më vogël se rritja e vlerës së faturave të energjisë elektrike që janë të detyruar të paguajnë konsumatorët. Rritja e konsumit është përllogaritur në vlerën rreth 9 për qind, ndërkohë që faturat janë dyfishuar. Sipas INSTAT energjia elektrike në vitin 2009 u rritën 8.9 për qind,

krahasuar me vitin 2008. Sasia e energjisë së prodhuar dhe asaj të importuar arriti vlerën 7,194 GWh. Prodhimi total i energjisë elektrike në vend u rrit ndjeshëm  me 35.8 për qind, krahasuar me vitin 2008. Sasia totale e prodhuar është 5,230 GWh dhe përbën  72.7 për qind të burimeve gjithsej të energjisë. Në vitin 2009 burimi i vetëm i prodhimit të energjisë elektrike ishte prodhimi në hidrocentrale. Rritja e konsiderueshme në sasinë e energjisë së prodhuar prej HEC-ve, me 35.7 për qind krahasuar me vitin 2008 ka dhënë ndikimin kryesor në rritjen e prodhimit total të energjisë. Rritje të ndjeshme pati dhe prodhimi i energjisë nga impiantet private e me konçension me 44.1 për qind krahasuar me vitin 2008, e cila përbën 1.7 për qind të prodhimit në vend.

Burimet
Në një raport zyrtar Instituti i Statistikave bën të ditur se burimet e energjisë elektrike në vitin 2009 u rritën 8.9 për qind në e lartë krahasuar me vitin 2008. Sasia e energjisë së prodhuar dhe asaj të importuar arriti vlerën 7,194 GWh. Ndërkohë që prodhimi gjithsej i energjisë elektrike në vend u rrit ndjeshëm në masën 35.8 për qind, krahasuar me vitin e shkuar.  Të njëjtat burime bënë të ditur se energjia elektrike e prodhuar në 2009 është 5,230 GWh, e cila përbën 72.7 për qind të burimeve gjithsej të energjisë.
Sipas INSTAT në vitin 2009 burimi i vetëm i prodhimit të energjisë elektrike ishte prodhimi në hidrocentrale. Rritja e konsiderueshme në sasinë e energjisë së prodhuar
prej HEC-ve, me 35.7 për qind krahasuar me vitin 2008 ka dhënë ndikimin kryesor në rritjen e prodhimit total të energjisë. Rritje të ndjeshme pati dhe prodhimi i energjisë nga impiantet hidroenergjetike private me konçension me 44.1 për qind krahasuar me vitin 2008, e cila përbën 1.7 për qind të prodhimit në vend.


Importi
Gjatë vitit 2009 importi i energjisë elektrike pati një ulje prej 97.9 për qind krahasuar me vitin 2008. Sipas INSTAT në vitin 2009, sasia e importuar (përfshirë këmbimet), arriti vlerën 1,964 GWh nga 2,759 GWh në vitin 2008. ndërsa në përqindje vlerat pasqyrohen në 27.3 për qind të sasisë së burimeve gjithsej në vitin 2009 nga 41.7 për qind në vitin 2008.


Eksporti
Me gjithë prodhimin e bollshëm në vend të energjisë elektrike treguesit e importit kanë qenë të lartë. Sipas Institutit të Statistikave mësohet se sasia e eksportuar
(përfshirë këmbimet) në vitin 2009 është rritur me 82.8 për qind krahasuar me një vit më parë. Mësohet se eksporti zë 7.5 për qind të sasisë së disponuar për përdorimin gjithsej.


Humbjet
Statistikat tregojnë humbje të mëdha në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Mësohet se në rrejt janë rritur 8.8 për qind humbjet në krahasim me vitin 2008. Sasia e humbjeve totale është 2,328 GWh. Sipas INSTAT humbjet në rrjet përbëjnë 32.4 për qind të sasisë së energjisë disponibël për përdorim. Humbjet në shpërndarje janë
rritur 9.8 për qind. Ato vazhdojnë të zënë pjesën më të rëndësishme të humbjeve në rrjet me 90.9 për qind, citohet në raportin e Institutit të Statistikave.


Përdorimi nga konsumatorët
Në vitin përdorimi nga konsumatorët e energjisë për vitin 2009 është rritur 3.5 për qind krahasuar me vitin 2008. Ndërsa sasia e disponueshme për konsum final arriti vlerën 4.301 GWh dhe përbën 59.8 për qind të sasisë totale të energjisë elektrike për përdorim.
Energjia e konsumuar nga sektori i familjes është rritur 6 për qind. Ky sektor ka konsumuar 56.3 për qind të sasisë së energjisë të disponueshme për konsum final. Sasia e energjisë elektrike të konsumuar nga përdoruesit e tjerë është rritur 0.3 për qind krahasuar me vitin 2008. Sipas INSTAT  Prodhimi i energjisë elektrike është llogaritur si shumë e energjisë elektrike të prodhuar nga të gjithë prodhuesit në vend. Ndërsa konsumi është përllogaritur nga shuma e konsumit të centraleve në prodhim e transmetim dhe humbjeve gjatë prodhimit. Sipas të njëjtave burime energjia e furnizuar për elektricitetin është energjia e furnizuar nga ndërmarrjet. Në kushtet e rrjetit kombëtar ajo është e barabartë me shumën e energjisë elektrike të prodhuar neto, e furnizuar nga të gjithë prodhuesit brenda vendit, duke i zbritur vlerën e eksportit për vendet e huaja dhe shtuar vlerën e importit nga vendet e huaja.

Humbjet në transmetim dhe shpërndarje
Përfshin gjithë humbjet në transmetim dhe shpërndarje të energjisë elektrike. Për elektricitetin janë përfshirë edhe humbjet në transformatorë të cilat nuk
konsiderohen pjesë integrale e ndërmarrjeve prodhuese. Ndërsa përdorimi gjithsej (i llogaritur) është i barabartë me energjinë e furnizuar minus humbjet në
transmetim dhe shpërndarje. INSTAT ka sqaruar përllogaritjen e gjithë treguesve duke përfshirë edhe shpjegimin për përdorimi nga sektori i familjes, e cila përmban
përdorimin e energjisë elektrike nga të gjitha familjet.

Energjia, qeveria miraton 11 milion euro për linjën e transmetimit në jug
Qeveria shqiptare miratoi dje, në mbledhjen e radhës, disa projektligje dhe marrëveshje të rëndësishme, ndër të cilat marrëveshjen e financimit me KfW për ndërtimin e unazës së rrjetit elektrik të jugut, një investim prej 11 milion euro. Kryeministri Berisha tha se në  tërësi investimi shkon në rreth 70 milion euro dhe se rindërtimi i sistemit të transmetimit të energjisë në jug përbën një domosdoshmëri të madhe, pasi parametrat, për shkak të distancës, vuajnë në zonën e turizmit, megjithëse, fatmirësisht, edhe në burimet ujore të jugut po ndërtohen burime të tjera energjetike, të cilat do të sjellin një balancim shumë të mirë të sistemit energjetik. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratua gjithashtu edhe marrëveshja me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për rishpërndarjen e fondeve për financimin e projektit Menaxhimi i integruar i ujërave dhe ekosistemeve.Qeveria miratoi gjatë mbledhjes edhe projektligjin Për sektorin minerar në republikën e Shqipërisë. Kryeministri Berisha tha se ky projektligj synon ta vendosë këtë sektor mbi baza të reja dhe merr parasysh një studim shumë serioz që njësia e Bankës Botërore për Minierat ka bërë për 2-3 vite në Shqipëri.


Ornela Manjani

Last Updated on E Merkure, 31 Mars 2010 20:42

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›