E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma në shëndetësi, kusht lufta kundër korrupsionit

Kryeministri Sali Berisha, u shpreh se se kjo është reforma më e vështirë por, më e rëndësishmja ndër të gjitha reformat, duke përgëzuar për punën e madhe që është bërë si dhe rezultatet që janë arritur, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.

Kryeministri e vlerësoi luftën kundër korrupsionit si kushtin e të gjitha kushteve për suksesin e reformave, e se nuk ka rrugë më të sigurt  për të kapur standardet e duhura sesa lufta kundër korrupsionit. Më tej Kryeministri  përgëzoi të gjithë drejtuesit e shërbimeve, departamenteve, mjekët,  infermierët e aktorë të tjerë të përfshirë në proces, për  punën e shkëlqyer që kanë bërë gjatë vitit në hartimin e udhërrëfyesve dhe të protokolleve të praktikës klinike, çka përbën një arritje të madhe, që do të mundësojë finalizimin sa më shpejt të kostifikimit në shërbimet shëndetësore, si një nga kushtet themelore kjo për të përmirësuar në vazhdimësi cilësinë  e shërbimit dhe për të përdorur në mënyrën më efiçente burimet  e disponueshme financiare.

Berisha tha ndër të tjera se  përkushtimi i dëshmuar në realizmin e hartimit të udhërrëfyesit dhe protokolleve, tani kërkon të gjithë përkushtimin e ekipeve mjekësore për zbatimin e tyre. Kryeministri ndaloi dhe në një tjetër moment shumë të rëndësishme, në projekt ligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor që u miratua këtë javë në mbledhjen e qeverisë,  i cili garanton vendosjen e skemës së sigurimit të detyrueshëm shëndetësor e mundëson ndër të tjera hapjen gjerësisht drejt sektorit privat.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky ligj është zgjidhja më e mirë, pasi nuk rrit taksën për qytetarët e siguruar, zgjidhje  e cila e detyron qeverinë që  të ndihmojë kategori të caktuara, të cilat do të kenë të garantuar kujdesin shëndetësor.

                                                                                             2011-01-09 09:50
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›