E Diel, 1 Nëntor 2026

Miliband: Ka rënë shkalla e rrezikshmërisë në Kosovë

PRISHTINë- Sekretari i jashtëm Britanik, Dejvid Miliband, thotë për radio Deutche Welle se dy vjet pas shpalljes së Pavarësisë, Kosova ka zbritur në shkallën e rrezikut. “Kur është fjala për njohjen deri tani nga 65 vende mund të thuhet se ky është një zhvillim qendror”.
Miliband shton se derisa një zhvillim i tillë nuk është i shkëlqyeshëm, ai është zhvillim qendror. Kur është fjala për qeverisjen dhe korrupsionin, sekretari i Jashtëm britanik thotë se në këtë drejtim çështje kyçe mbeten për t'u trajtuar. Sa i përket ekonomisë, Miliband thekson situatën globale ekonomike. Viti 2008 ndoshta nuk ishte viti më i mirë për të shpallur pavarësinë duke pasur parasysh ngjarjet në ekonominë globale, thotë ai. Kur është fjala për marrëdhëniet me Serbinë, Miliband thekson rolin e qeverisë serbe.

Ai thotë se qeveria e Tadicit ka ecur një rrugë mjaft të kujdesshme, gjë që është e mirëseardhur. Miliband shpreh rëndësinë e zhvillimeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ky do të jetë moment kyç, thotë Miliband. “Mendimi ynë ligjor është absolutisht i qartë”. Nuk ka arsye që njerëzit të presin vendimin. Por ai shton se është shumë me rëndësi se faktet, që ekzistojnë tani në Ballkanin Perëndimor do të konsolidohen pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Sekretari i Jashtëm britanik thotë se Kosova është ulur në shkallën e matjes së rrezikut, kurse Bosnja e Hercegovina është ngritur. Miliband shton se në vitin 2008 ai dhe ish ministri i Jashtëm çek paraqitën brengosjet e veta lidhur me Bosnjën në një letër drejtuar ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›