Saki: Mourinjo ka ndryshuar futbollin italian
Suksesi në Ligën e Kampionëve në mesjavë me Çelsin ka qenë e gjitha meritë e “Të veçantit”, për të cilin kanë ardhur fjalë të mira nga e gjithë bota. I fundit që lëshon “mjaltë” për Hoze Mourinjon është Arrigo Saki, ish-trajneri i famshëm italian. Sipas tij, tekniku zikaltër ka sjellë ndryshim në futbollin italian.
Në një prononcim për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, Saki u shpreh: “Ai është fantastik. Ka ndryshuar konceptin e futbollit italian. Ne gjithmonë kemi luajtur në mbrojtje, duke i besuar kundërsulmeve. Por Mourinjo ka arritur të bindë lojtarët e vet se të luash duke sulmuar mund të mposhtësh edhe Çelsin. Kjo ndodhi në Londër”.