E Diel, 1 Nëntor 2026

çelsi, gati 100 milionë stërlina nëse fiton kampionatin

Manjati rus ka shprehur gjithë zemërimin e tij për eliminimin nga Interi i Hoze Mourinjos (të cilin tre sezone më parë ai vetë e largoi nga stoli i Bluve). Në një takim me lojtarët pas dështimit, bosi i klubit londinez u është drejtuar atyre me fjalët: “Jeni lojtarë të mirë, apo thjesht lojtarë të paguar mirë?” Fjalë që shprehin shumë.

Por humbja në shtëpi të martën me zikaltrit ka vënë në pikëpyetje edhe pozicionin e trajnerit Karlo Ançeloti në krye të stolit Blu, për herë të parë që prej zbarkimit në ishull. Pronari rus i ka vënë si kusht trajnerit fitimin e kampionatit, për t’u rikonfirmuar në drejtimin e ekipit.

Nëse ia del, shpërblimi për “Karleton” do jetë i majmë: plot 100 milionë stërlina në dispozicion të tij për të shpenzuar në merkaton e verës. Nëse Ançeloti dështon edhe në Premier Ligë, atëherë vështirë se mund t’i shpëtojë “ciklonit” të spastrimeve në radhët e skuadrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›