E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vlerësim për bashkëpunimin dhe kontributin e Sali Berishës”

09-05-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha takon zëvendësambasadoren e SHBA në Tiranë, Deborah Jones, me rastin e përfundimit të detyrës së saj në Shqipëri
 
Kryeministri Berisha priti dje në një takim zëvendësambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Deborah Jones, me rastin e përfundimit të detyrës së saj në Shqipëri. Kryeministri Berisha, pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, vlerësoi kontributin e Jones në forcimin e marrëdhënieve shumë të mira dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat, mes SHBA-ve dhe Shqipërisë dhe në forcimin e miqësisë mes dy popujve. Kryeministri theksoi se Jones largohet nga Shqipëria si një mike e vërtetë e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe i uroi asaj suksese në detyrën e saj të re.
Ndërsa Jones e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për bashkëpunimin e shkëlqyer me qeverinë shqiptare dhe veçanërisht për kontributin personal të Kryeministrit Berisha në forcimin e bashkëpunimit frytdhënës e të gjithanshëm mes Ambasadës amerikane në Tiranë dhe qeverisë shqiptare, mes dy qeverive dhe dy vendeve, në të gjitha fushat. Ajo shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë të një niveli të lartë dhe vlerësoi  në veçanti kontributin që Shqipëria dha në shërbim të paqes në Irak dhe që vijon të japë në Afganistan dhe në vende të tjera.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›