E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, pocilët rrahin të pastrehin der sa vdes

http://www.youtube.com/watch?v=yn8CE5ISUSw

Rrahaj e të pastrehit

Një video shokuese  ka tronditur opinionin publik në SHBA, ku një i pastrehë rrihet brutalisht deri sa vdes nga punonjësit e policisë në Kaliforni.

Kjo video është marrë nga një kamera sigurie ka shokuar anëtarët e jurisë në një gjykatë amerikane. Në këtë video paraqitet dhuna ekstreme ndaj Kelly Thomas, në fund të qershorit të vitit të kaluar.

Pasi e godasin pareshtur me grushte e shkopinj gome, policët kalifornianë kanë përdorur edhe pjesën e pasme të pistoletës së tyre për ta lënë të shtrirë përtokë pa ndjenja. Ngjarja ka ndodhur në një ndër zonat më të lakmuara në Shtetet e Bashkuara, në Orange Country të Kalifornisë.

Efektivi 38-vjeçar Manuel Ramos, me një eksperiencë 10- vjeçare në forcat e Fullerton, akuzohet tashmë për vrasje të shkallës së dytë. Ai mund të përballet me një dënim nga 15 vjet burg deri në burgim të përjetshëm, nëse shpallet fajtor. Ndërsa i akuzuari tjetër, Jay Cicinelli, 40 vjeç, akuzohet për vrasje dhe përdorimin e tepruar të forcës.

/E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›