E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohet kriza në Greqi, zgjedhje të reja

Greqi, foto arkivi

Partia Socialiste e Greqisë, Pasok, ka refuzuar që të formojë një koalicion qeverisës me partinë e majtë Siriza, duke rritur mundësinë që zgjedhjet e reja të shpallen në muajin e ardhshëm, njofton DPA.

Greqia zhvilloi zgjedhjet parlamentare të dielën, në të cilat dy partitë në pushtet, Pasok dhe partia konservatore Demokracia e re, pësuan humbje krahasuar me zgjedhjet paraprake.

Partitë radikale të djathta e të majta kanë shënuar fitore. Negociatat për formimin e koalicionit të ri qeverisës kanë ngecur. /DPA/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›