Al-Kaida do të hakmerret për djegien Kuranit

Ajman al-Zavahri
Grupi terrorist Al-Kaida ka thënë se do të hakmerret ndaj SHBA-së për djegien e kopjeve të Kuranit.
Udhëheqësi i Al-Kaidës iu ka bërë thirrje myslimanëve që të hakmerren për djegien e kopjeve të Kuranit në muajin shkurt në një bazë ajrore amerikane në Afganistan.
Ajman al-Zavahri ka postuar një mesazh me zë në një faqe interneti, në të cilën iu bën thirrje myslimanëve që të hakmerren duke i luftuar “ata agresorë që kanë okupuar vendet tuaja, që kanë vjedhur pasurinë tuaj dhe kanë shkelur mbi të shenjtit tuaj.
Mesazhi u publikua nga Al-Sahab, krahu mediatik i Al-Kaidës, dhe u raportua nga ana e SITE-s, grupi i inteligjencës, që monitoron mesazhet militante.
SHBA ka kërkuar falje për djegien e teksteve islamike duke thënë se ishte aksident.
Al-Zavahri, tha se amerikanët dhe aleatët e tyre kryejnë krime dhe pastaj pretendojnë se iu vjen keq.
Ai e quajti këtë një “farsë qesharake.”
/Evropa e lire/
Përgatit: E.L