Vlerësohen raportet Shqipëri-Greqi
26/02/2009 Basha-Tryfonidis
Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, vlerësoi dje si të rëndësishme mbështetjen e vazhdueshme që Greqia i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë, jo vetëm në rrugën e anëtarësimit në NATO, por edhe drejt Bashkimit Evropian. Këto vlerësime ministri Basha i bëri gjatë takimit me kryetarin e Grupit të Miqësisë Greqi-Shqipëri në parlamentin grek Georgios Tryfonidis. Basha vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve që ekzistojnë midis dy vendeve, si vende fqinje dhe mike me histori, afërsi, e lidhje tradicionale bashkëpunimi. Nga ana e tij, parlamentari grek vlerësoi hapat e bëra nga Shqipëria në rrugën e integrimit në strukturat euroatlantike, si dhe në realizimin me sukses të reformave dhe projekteve të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare në ekonomi, infrastrukturë, turizëm, etj. Duke ndarë të njëjtat vlerësime me ministrin Basha për nivelin e marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona, Tryfonidis theksoi se ekzistojnë mundësi të mëtejshme për zgjerimin dhe fuqizimin e tyre në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.