Plaka donte të ikte në fshat, i shoqi e mbyt me duar
26/02/2009 Krimi i rëndë në “Sharrë” të Tiranës, në pranga 78-vjeçari, autori i ngjarjes
TIRANE- Sherri banal midis dy bashkëshortëve të moshuar Qani dhe Zenepe Sherri nga Pogradeci, ka përfunduar në një ngjarje tragjike, pasi rreth orës 03:30 të mesnatës së djeshme, 78-vjeçari ka mbytur me duar bashkëshorten e tij 69 vjeçe. Burime zyrtare pranë policisë së Tiranës bënë të ditur se motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë të ndodhur në fshatin Sharrë ka qenë kërkesa e vazhdueshme e viktimës, për t’u larguar nga kryeqyteti dhe banuar në fshatin e tyre të lindjes në Losnik, që ndodhet në rrethin e Pogradecin. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 78-vjeçari Qani Sherri gjatë orëve të pasdites së datës 24 shkurt ka filluar të grindet me bashkëshorten e tij Zenepe Sherri, pasi kjo e fundit ka kërkuar me këmbëngulje që të largohej nga Tirana, për në fshatin “Losnik”. Më pas gjërat janë qetësuar, ndërkohë që rreth orës 02:00 të ditës së djeshme, ka filluar sërish grindja mes bashkëshortëve, pasi shtetasja Zenepe Sherri ka filluar të bëjë gati valixhen, meqenëse ajo kishte marrë vendim për t’u nisur në Pogradec. Mirëpo gjatë këtij momenti 78-vjeçari Qani Sherri, duke mos duruar situatën ka kryer krimin e rëndë, duke shtrënguar prej fyti viktimën Zenepe Sherri deri në arritjen e asfiksisë mekanike dhe si rezultat i këtij veprimi shtetasja Zenepe Sherri, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Pas këtij akti është lajmëruar në sallën operative, ku menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar specialistët e seksionit të posaçëm kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit dhe punonjës të grupit të posaçëm hetimor. Nga tërësia e provave materiale të mbledhura u bë arrestimi i shtetasit Qani Sherri nën akuzën e konsumimit të veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Aktualisht materiali hetimor i kaloi për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë.