Diplomat e reja, përcaktohet formati paraprak
26/02/2009 Kërkohen sugjerime për elemente shtesë edhe nga studentët
Hartohet formati paraprak i diplomave të nivelit të parë të Bolonjës për studentët e Universitetit të Tiranës. Rektori i UT-së, Dhori Kule, ka pohuar ditën e djeshme se ky format tashmë është detajuar dhe në të janë përfshirë të gjitha elementet bazë të kërkuara nga Ministria e Arsimit. Modeli i përcaktuar është dërguar për sugjerim edhe te rrethi i studentëve. Këta të fundit kanë të drejtë të bëjnë sugjerime dhe të shfaqin pretendimet e tyre në lidhje me elementet shtesë që duhet të përmbajë kjo diplomë dhe suplementi i saj shoqërues. “Aktualisht, në përputhje me udhëzimin e ri të MASH dhe standardet e Bolonjës, UT-ja ka përgatitur një format fillestar të diplomave, që u është dërguar edhe studentëve, me qëllim që edhe ata të bëjnë sugjerimet e tyre për formën dhe përmbajtjen. Sugjerimet e studentëve në lidhje me elementet, si titulli apo paraqitja grafike e diplomave të reja, do të paraqiten javën e ardhshme”, - ka pohuar Kule. Në shkresën e dërguar para pak ditëve Ministria e Arsimit ka detajuar edhe elementet bazë që duhet të përmbajnë diplomat, si dhe shtesat që mund të bëjnë vetë fakultetet. Konkretisht elementet bazë që do të përmbajë çdo format diplome janë: “stema e Republikës së Shqipërisë, emblema e institucionit përkatës të arsimit të lartë që e lëshon, emërtimin e institucionit përkatës, emrin, atësinë dhe mbiemrin e studentit, vendin dhe datën e lindjes, emërtimin e diplomës, datën e mbrojtjes së tezës së diplomës, numrin e amzës, matrikulimit të studentit, numrin e diplomës, datën e lëshimit të diplomës si dhe emrin e rektorit dhe të dekanit përkatës të shkruar me dorë". Megjithatë, do të jenë vetë senatet akademike që do të përcaktojnë elemente të tjera shtesë që do të përmbajë diploma, veçanërisht në formulimin grafik. Ashtu siç është deklaruar dhe nga drejtuesit e UT-së, gjatë javës së ardhshme diplomat do të jenë gati, duke i dhënë kështu fund një proteste të gjatë të nisur nga studentët e këtij universiteti. Ndërkohë me revokimin e udhëzimit të përcaktuar nga ish-ministri Genc Pollo tashmë diplomat do të përmbajnë edhe titullin e fushës së studimit dhe fakultetin ku janë kryer studimet. Diploma për secilin kandidat në të tria ciklet e studimit do të përmbajë të dhëna të përbashkëta për të gjitha institucionet e arsimit të lartë që veprojnë në vendin tonë sipas ligjit në fuqi. Ndarja e diplomave dhe e suplementeve shoqëruese do të bëhet sipas niveleve përkatëse.