E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlerësohet bashkëpunimi/Kryeministri Sali Berisha pret në një takim Ali Ahmetin

TIRANE - Kryeministri Berisha ka pritur dje në një takim Kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Gjatë takimit, Kryetari i BDI-së zoti Ali Ahmeti e uroi Kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe i transmetoi atij urimet edhe të Grupit Parlamentar dhe ministrave të BDI-së.
Nga ana e tij Kryeministri Berisha falënderoi zotin Ahmeti për urimet dhe i kërkoi t’u përcjellë përshëndetjet e tij të gjithë bashkëpunëtorëve.
Biseda mes dy kreve u përqendrua në marrëdhëniet midis dy vendeve, ku u vlerësua në mënyrë të veçantë fryma e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar kontributin e Ali Ahmeti dhe të BDI-së në zhvillimet e brendshme në Maqedoni.
Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të situatës ekonomike në vend duke theksuar se në 3-mujorin e parë të këtij viti rritja ka qenë 6 për qind dhe se në dy 3-mujoret pasues ajo do të jetë dukshëm më lartë.  Po ashtu zoti Berisha theksoi se në 4 vitet e ardhshme do të zbatohen projekte të mëdha në fushën e infrastrukturës rrugore dhe asaj dixhitale. 
Kryeministri Berisha informoi zotin Ahmeti se këtë vit se numri i turistëve ka pasur një rritje prej 36 për qind nga viti i kaluar dhe se një efekt të veçantë në këtë drejtim ka pasur rruga e re Durrës-Kukës. Investimet publike të cilat kapin vlerën e 10 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, u shpreh Kryeministri, do të bëjnë të mundur që infrastruktura rrugore të jetë jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare, ku një rëndësi të veçantë do të ketë përfundimi brenda dy vjetësh i rrugës së Arbrit. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›