E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani barazon 1-1 me Flamurtarin

Elbasani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Flamurtarin në miqësoren që u luajt dje në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta". Skuadra e Elbasnait u drejtua në këtë ndeshje nga zëvendëstrajenri Filja, pasi mungonte trajneri Iljevski. Në fakt, Elbasani nuk është se ka dhënë aq sa pritej në fushën e lojës. Ra në sy loja e mirë e Flamurtarit, lojtarët e të cilit krijuan disa raste, madje goditën edhe tranverësn. Në fund të pjesës së parë, Elbasani shënoi golin e parë të takimit, pas një aksioni model, që u finalizua nga sulmuesi Kuci. Në pjesën e dytë, Flamurtari ishte më kërkues dhe në minutën e 55-të, sulmuesi Nenaj arriti të shënonte golin e barazimit, pasi mposhti portierin Kotorri. Edhe pse minutat në vijim ishin tepër interesante, me disa raste të pastra, nuk u shënuan gola të tjerë dhe gjithcka përfundoi në barazim 1-1. Për Flamurtarin ishte një ndeshje tepër pozitive, ndërsa për verdheblutë kjo ishte ndeshja e parë miqësore, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, që solli dhe eksodin e shumë futbollistëve. Në takimin e djeshëm Elbasani aktivizoi Kotorrin, Stojkun, Kacolljen, Lamajn, G.Bylykbashin, Albrahimin, E.Dalipin, Kucin, D.Bylykbashin, Xhonin dhe Tocukun. Ndërsa Flamurtari luajti me Billën, Drizën, Beharin, Begajn, Sakajn, Bokotolën, Kuqin, Gunën, Roxherin, Xhafën dhe Nenajn. Në pjesën e dytë, për të dy ekipet u futën në fushën e lojës disa futbollistë të rinj. Tek Elbasani ra në sy mungesa e Klevis Dalipit, ndërsa Capja dhe Merxha vazhdojnë të jenë të dëmtuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›