E Shtunë, 31 Tetor 2026

Not/ Kupa e Shqipërisë dhuron rekorde të tjera

Federata Shqiptare e Notit dhe e Sporteve të Ujit ka zhvilluar për dy ditë me rradhë në kompleksin sportiv "Akuadromi", Kupën e Shqipërisë. Në këtë veprimtari morën pjesë ekipet: Partizani, Flamurtari dhe Pogradeci, shoqatat sportive: Tirana, Delfina Sport, Epidamnus Sport, Amantia, Ada, Lori 2006, Dyrrahu dhe Alb Pao, si dhe ekipi nga Kosova Skan Kolor Prishtina, ekip që ishte pjesëmarrës dhe në Kupën e zhvilluar nga federata tjetër e notit. Edhe kjo kupë, ashtu si dhe ajo e zhvilluar nga federata tjetër e notit ka dhuruar rekorde në dy ditë aktivitet, rekorde që shkruhen në letër, por që nuk dihet ende, nëse skedohen apo jo, si rekorde kombëtare në statistikat e sportit shqiptar. Gjithsesi, duke u nisur nga kohët e realizuara nga notarët në ditën e parë të garave, të zhvilluara të enjten, janë shënuar 5 rekorde kombëtare: Klajdi Naska i Epidamnusit ka thyer rekord kombëtar të të rriturve në disiplinen 4x50 metra individuale, si dhe ka përmirësuar rekordin e të rinjve në 200 metra; në 100 metra stil i lirë për meshkuj, David Alliu thyen rekordin kombëtar të të rinjve. Tek femrat, Tiziana Jakova ka thyer rekordin kombëtar të të rriturave në 200 metra, rekord që mbahej nga vetë ajo. Dhe rekordi i 5-të në ditën e parë të garave i përket ekipit Epidamnus në garën 4x200 metra stil i lirë, rekord kombëtar për të rinj.

Sporti Shqiptar

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›