Vllaznia-Sligo, shndërrohet në çështje “spiunësh” sportivë
Në Austri janë të bindur se kundërshtari i Rapidit të Vjenës është Vllaznia. Mediat britanike: “Sligo e trullosur nga Vllaznia, pak shpresa për kualifikim”
Në Austri janë të bindur se kundërshtari i Rapidit të Vjenës në turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës do të jetë Vllaznia e Shkodrës. Të paktën kështu shkruan gazeta e njohur austriake “Standard”. “Rapidi do të ketë të bëjë me Vllazninë e Shkodrës. Shqiptarët festuan fitoren 2-1 në transfertën e Sligo Rovers, para syve të menaxherit të skuadrës (Rapidit), Stefan Ebner dhe të skauterit Fric Riedmyler”, - shkruhet aty. Interesant është një fakt, se trajneri i Rapidit të Vjenës është Peter Pakult, një ish-kandidat për stolin Kombëtares së Shqipërisë, do të dërgojë sërish “spiunë” në ndeshjen e kthimit Vllaznia-Sligo Rovers. Lajmi raportohet nga agjencia austriake e lajmeve “Apa”. Fitorja në transfertë 2-1 e Vllaznisë kundër irlandezëve të Sligo Roveres në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Ligës së Europës është komentuar nga media britanike. Skuadra shkodrane në përballjen e së enjtes së ardhshme (9 korrik), i ka të gjitha mundësitë në “Loro Boriçi” të kalojë në turin e dytë kualifikues, në të cilin e pret një kundërshtar më i vështirë, Rapidi i Vjenës. Këtë fakt e vëren edhe uebsajti gjigant sportiv “Sporting Life”: “Rafaele Kretaro me një gjuajtje të ftohtë nga pika e bardhë i dha Sligo Roversit një reze shprese në rrugën e tyre në raundin e parë kualifikues të Ligës së Europë përpara se të udhëtojnë në Shqipëri për të zhvilluar ndeshjen e dytë”. Në fakt, deri gjashtë minutat e fundit, përfshirë dhe kohën prej 5 minutave shtesë, Sligo ishte duke humbur 2-0 pas dy golave të Vllaznisë brenda gjashtë minutave, fillimisht nga Dritan Smajlaj (76’) dhe autogolit të Alan Kin (75’), ndërkohë që Kin ishte në një ditë të zezë, pasi penalltia e goditur prej tij në minutën e 81-të goditi shtyllën. “Por pasi portieri i Vllaznisë, Armir Grima u largua me karton të kuq pas një faulli brenda zonës në minutën e 88-të, Kretaro nuk gaboi nga pika e bardhë, duke u dhënë irlandezëve të pafat një frymëmarje thelbesësore”, shton Sportinglife.com. Faqja irlandeze në internet “Eleven-a-side.com”, ka vendosur një titull shumë kuptimplotë: “Sligo e trullosur nga Vllaznia”. “Ëndrra e Sligo Roversit për t’u përballur në Europë kundër Rapidit të Vjenës u godit keq dhe është në fije të perit pas humbjes shokuese nga skuadra shqiptare, Vllaznia e Shkodrës. Sligo ishte qartësisht favorite për ta kaluar raundin e parë kualifikues të Ligës së Europës kundër Vllaznisë, që ndodhet nga ana e saj në mes të periudhës jashtë-sezonale. Roversat kishin me vete fatin e keq, në një natë ku ata goditën tri herë shtyllën, përfshirë edhe penalltinë e ekzekutuar nga Alan Kin në minutën e 81-të”- shkruhet në faqen në fjalë. Gazeta irlandeze “Belfast Telegraph” shkruan se për t’u kualifikuar në turin e dytë, Sligos i duhet të fitojë të paktën me dy gola diferencë, ose dhe me rezultatin 3-2.
Takimi i kthimit
Ndeshja e kthimit Vllaznia-Sligo Rovers do të luhet, më 9 korrik në “Loro Boriçi”. Gjyqtarët për këtë takim janë nga Malta, dhe kryesor është Marko Borg. Takimi do të luhet nën dritën e prozhektorëve, ora 20:00.
Shije “mikse”
Për dy skuadrat shqiptare që morën pjesë turin e parë të Ligës së Europës ishte një mbrëmje e “përzier” në shije. Vllaznia fitoi 2-1 me Sligon në Irlandë, ndërkohë që Dinamo humbi thellësisht 4-1 me FC Lahtin në Finlandë.
Flamurtari
Skuadra vlonjate, si fituese e Kupës së Shqipërisë, merr pjesë në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës. Ajo do të përballet në këtë tur me fituesin e çiftit Moteruell-Lanel. Në takimin e parë Lanel fitoi 1-0 në transfertë.
Fushaj: “Objektivi? Turi i tretë”
Vllaznia i ka të gjitha shanset për të kaluar për herë të katërt rresht në turin e dytë të një veprimtarie ndërkombëtare evropiane. Por, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka një mendim tjetër: “Këtë sezon klubi ynë ka si objektiv kalimin në turin e tretë”. Bosi i kuqebluve u shpreh i kënaqur me fitoren në Irlandë: “Ishte plotësisht një fitore e merituar, mund ta mbyllnim edhe ndeshjen 2-0. Duhet të jemi të kujdesshëm në ‘Loro Boriçi’, por duhet të jemi të kujdesshëm”. Edicionin e kaluar në Kupën UEFA, Vllaznia ia doli të kualifikohej me Koperin e Sllovenisë, pasi kishte fituar më parë 2-1 në transfertë, ndërkohë që në turin e dytë kualifikues u eliminua nga italianët e Napolit.
“Gjermani” Fatmir Vata
Në ndeshjen e parë në Irlandë, sulmuesi me përvojë të madhe ndërkombëare, Fatmir Vata, nuk luajti për arsye objektive personale. Por, 37-vjeçari, së fundi në forcë te Tus Koblenc në Bundesligën 2 gjermane, mund të luajë si i huazuar te Vllaznia për ndeshjen e kthimit. Vata është specialist i goditjeve të lira dhe nëse do të luante mund të jepte një ndihmë të madhe në kualifikimin e mundshëm të shkodranëve.
4 Korrik 2009