E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastrioti me 10 lojtarë bën kthesën e pritur me Vllazninë

Krutanët shënojnë dy herë dhe mbrojnë rezultatin, ndërsa shkodranët luajnë mirë, por nuk arrijnë të marrin qoftë një pikë në Krujë

KASTRIOTI VLLAZNIA          2-1

Ndreu: Kjo ishte kthesa, tani do të ecim para

Zhvilluam një pjesë të parë mjaft të mirë, gjë për të cilën flet edhe rezultati, ku u shënua edhe dy herë radhazi. Me daljen me karton të kuq të Turdiut na u desh të ndërronim shumë gjëra në mënyrën e lojës sonë.

Të mos harrojmë se luanim ndaj Vllaznisë dhe gjërat dukeshin tepër të vështira, por futbollistët e mi e treguan veten se tashmë e kanë kuptuar se që të jesh pretendent je i detyruar të përballosh edhe situata të tilla. Falë atij stoli që kam në dispozicion, arrita të bëja ndryshimet e duhura për ta mbrojtur fitoren deri në fundin e takimit. Ju garantoj se kjo ishte edhe kthesa e madhe e Kastriotit.

 

Josa: Në futboll duhet ti pranosh të gjitha

Çdo skuadër hyn në fushë për të fituar, por në futboll duhet ti pranosh të gjitha. Ishte një lojë mjaft e bukur si nga krutanët, ashtu edhe nga ne. Pati gola të bukur, por mund të kishte edhe më shumë. Pas mbetjes së Kastriotit me dhjetë lojtarë, ne ushtruam më shumë presion, por mundëm të shënonim vetëm një herë.

Kështu e ka futbolli. Dua të rishikoj edhe një herë rastin e anulimit të golit dhe një pozicion jashtë loje, për të cilin nuk jam akoma i bindur. Kam pretendime për shtesën e lojës në fundin e takimit, ku u dhanë vetëm tri minuta dhe kur të paktën qenë bërë gjashtë ndërrime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›