Vllaznia e Shkumbini, presion Tiranës
Vllaznia shkatërron Lushnjën e Vasil Bicit dhe i bën presion Tiranës në krye të tabelës. Shkumbini kalon pa problem edhe Apoloninë, ndjek këmba-këmbës shkodranët dhe beson akoma më shumë tek ëndrra për të luajtur në kupat e Evropës. Teuta duket se ka gjetur çelësin e suksesit: mundi ngushtë Bylisin, duke mos e ndalur marshimin me trepikëshat në seri.
Lushnja-Vllaznia 1:4
E karikuar më parë nga deklaratat e "ish"-ëve, si trajnerë edhe lojtarë, përballja mes tyre pritej me shumë interes. Trajneri i ri i lushnjarëve, Vasil Bici, pretendonte se e njihte mirë skuadrën shkodrane, por në fund nuk ka rezultuar tamam kështu. Në sytë e rreth 4 mijë shikuesve, Vllaznia i ka turpëruar lushnjarët, të cilët i ka mundur në shtëpinë e tyre me rezultatin 4-1. Djemtë e Agim Canajt e kanë nisur me hov takimin dhe shënuan tri herë në pjesën e parë, të cilën e dominuan thuajse plotësisht. Autorët e golave mbajnë firmat e Beqiri 11‘, Mbasiç 29‘ e Dhëmbi 33‘. Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 48‘, shkodranët fituan edhe një penallti, pas një ndërhyrjeje të parregullt ndaj Basiç, që do të kthehej në gol nga Lici. Goli i nderit për lushnjarët vjen nga këmbët e Çelës (93‘) nga pika e penalltisë. Me këtë fitore Vllaznia ka konfirmuar edhe njëherë veten si rivale e denjë e Tiranës në luftën për titull, ndërsa Lushnja futet realisht në zonën e rënies nga Kategoria.
Shkumbini-Apolonia 2:0
Peqinasit, edhe pse jo me një lojë për t‘u vlerësuar shumë, kanë mundur të marrin më të mirën nga ndeshja e zhvilluar në shtëpi ndaj Apolonisë. Një fitore 2-0 i ka dhuruar tri pikë shumë të rëndësishme, të cilat e kanë bërë të mos i ndahet hapit të shkodranëve në tabelën e renditjes dhe ta shikojë veten një pikë larg Tiranës kryesuese. Gjithçka vlen për të mbajtur gjallë ëndrrën e Shkumbinit, për të realizuar objektivin e këtij sezoni: në përfundim të tij, të jetë në zonën që të çon në Evropë. Protagonisti absolut është po ai, Erjon Rizvanolli, i cili shënoi golin e parë në minutën e 9. Pas golit peqinasit lëshuan në lojë dhe fierakët shtuan presionin në portën e kundërshatre. Por goli i maqedonasit Delioski (83‘) shoi çdo shpresë të miqve, të cilët nuk i ndihmoi dot as trajneri i ri serb, Esad Karishik.
Teuta-Bylis 1:0
Teuta merr tri pikë të tjera shumë të rëndësishme në shtëpi përballë Bylisit, duke fituar 1-0. Në pjesën e parë nuk ka pasur thuajse asgjë për t‘u shënuar, ndërsa në pjesën e dytë të dyja emocionet kanë qenë të mëdha në të dyja portat, pasi skuadrat e kanë kërkuar me ngulm golin. Por zhbllokimi i rezultatit ka ardhur nga pika e penalltisë në minutën e 73-të, ku Milen nuk ka gabuar dhe ky gol ka rezultuar vendimtar për takimin. Në momentin e dhënies së 11-metërshit, lojtari i ballshjotëve, Driza, ka pështyrë gjyqtarin Jemini, i cili i ka treguar kartonin e verdhë. Ndërsa sot Tirana do të ketë një përballje të vështirë në Elbasan, ndërsa Dinamo do të presë Flamurtarin.
Superiore
Të premten
Besa-Partizani 0-0
Dje
Lushnja-Vllaznia 1-4
Beqiri 11‘, Basiç 29‘, Dhëmbi 33‘, Lici (p) 48‘ / Çela 93‘ (p)
Shkumbini-Apolonia 2-0
Rizvanolli 9‘, Delioski (83‘
Teuta-Bylis 1-0
Vila 73‘
Sot
Elbasani-Tirana
Dinamo-Flamurtari
KLASIFIKIMI
N P
1. Tirana 9 19
4. Shkumbini 10 18
5. Vllaznia 10 18
2. Dinamo 9 16
3. Besa 10 16
6. Teuta 10 16
7. Elbasani 9 12
8. Flamurtari 9 11
9. Bylis 10 9
10. Apolonia 10 8
11. Lushnja 10 7
12. Partizani 10 6