OSBE, fajtore për konfliktin në Gjeorgji
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë gjendet nën akuzën se gjatë kësaj vere nuk mori parasysh paralajmërimet për shpërthimin e konfliktit mes Gjeorgjisë dhe Rusisë. Rajën Grist, ish-zyrtar i lartë i OSBE-së, në një intervistë për rrjetin informativ britanik BBC, tregoi se kishte paralajmëruar për aktivitet të pazakontë ushtarak në Gjeorgji përpara se forcat e armatosura të saj të futeshin në rajonin e Osetisë së Jugut. Zyrtari i lartë shtoi se fakti që raportet e tij nuk qenë transmetuar më tej prej shefave të tij, përbënte një "dështim absolut".
Por numri një i OSBE-së, Aleksandër Stab, vërejti se mbi praninë e rreziqeve të konfliktit qenë vënë në dijeni qeveritarë të shumtë dhe se gjithë sistemi kishte funksionuar më së miri.
Konflikti në rajonin në fjalë shpërtheu më 7 gusht, kur Gjeorgjia u përpoq të rivendoste me forcë nën kontroll zonën separatiste të Osetisë së Jugut, pas një serie përplasjesh jo shumë të rëndësishme me rebelë osetianë të mbështetur nga Rusia. Rusia ndërmori shumë shpejt një kundërpërgjigje të ashpër, duke përzënë trupat gjeorgjiane si nga Osetia e Jugut, ashtu edhe nga Abkhazia, një tjetër rajon separatist gjeorgjian. Trupat ruse gjenden ende në këto dy rajone, ndërkohë që Moska ka mbështetur shpalljen e pavarësisë nga Gjeorgjia të secilës prej tyre.
Të premten, mijëra aktivistë demonstruan kundër qeverisë në Tbilisi, kryeqyteti i Gjeorgjisë, e para protestë me përmasa të rëndësishme që pas shpërthimit të konfliktit.
Ish-zyrtari i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Rajën Grist tha: "OSBE-ja punon prej shumë vitesh në Osetinë e Jugut. Qemë i vetmi institucion që kishte dijeni dhe kish ndjerë atë që po ndodhte aty në nivel misioni lokal". Më pas vërejti se "sipas meje, kuptohet qartë se paralajmërimeve nuk u është kushtuar vëmendja e duhur nga nivelet më të larta diplomatike, pasi ishte shumë e qartë që diçka po vlonte". Ai tregoi gjithashtu se ambasadorëve të huaj në Gjeorgji ua kishte "bërë shumë të qartë" se gjërat mund të shtyheshin "në përshkallëzime të ashpra", gjë që sipas ish-zyrtarit, "do t‘i jepte Federatës Ruse gjithë justifikimet e duhura për të ndërhyrë ushtarakisht".
Nga ana e tij, numri një i OSBE-së, Aleksandër Stab, u tha reporterëve se në dijeni të situatës qenë vënë disa qeveritarë të lartë, të cilët, në atë kohë, lëshuan edhe deklaratat përkatëse. Lidhur me shpërthimin e konfliktit shpjegoi: "Unë vetë nisa të marr informacione shqetësuese rreth 7 gushtit, sipas të cilave diçka serioze po ndodhte, por ndërkaq ngacmime të vogla mes palëve qenë regjistruar gjatë gjithë atyre ditëve". Pas kësaj, Stab vërejti se "OSBE-ja ka në dorë veç mjete diplomatike", por pranoi se këto mjete kishin dështuar. "Kjo qe edhe arsyeja për të cilën ne vepruam menjëherë me nisjen e konfliktit. Në atë çast, kishim vetëm një synim, i cili qe vendosja e armëpushimit dhe mendoj se në këtë kuadër patëm sukses", u shfajësua diplomati i lartë. OSBE-ja ka një mision të sajin në Gjeorgji që prej vitit 1992 dhe muajin e shkuar, ndërmjetësoi bisedimet me Bashkimin Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përpjekje të cilat u mbyllën me një takim mes dy organizmave gjatë muajit të shkuar.
Gjatë protestave të së premtes në Tbilisi, lideri i opozitës, Kakha Kukava tha: "Po ndërmarrim një valë të re përpjekjesh qytetare dhe nuk kemi ndërmend të heqim dorë deri në çastin kur të mos na premtohen zgjedhje të reja". Kritikët e fajësojnë Presidentin gjeorgjian Mikhail Sakashvili për nxitjen e një konflikti, të cilin nuk mund ta fitonte. Gjatë protestës së të premtes morën pjesë rreth 10 mijë vetë, të cilët demonstruan përballë Parlamentit në kërkim të reformave demokratike. Gjithsesi mbeteshin më pak nga 30 mijë protestuesit që priteshin sipas llogarive të opozitës së vendit. Ndërkaq Presidenti gjeorgjian, Mikhail Sakashvili, vazhdon të këmbëngulë se vendi i tij u përfshi në konflikt për shkak të provokimeve të Moskës.