E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi, Ronaldo dhe Ksavi, në luftë për “Topin e Artë”

Nuk është Andres Injesta, por është Kristiano Ronaldo që bashkë me të zakonshmit Mesi e Ksavi, përbëjnë edhe tre të zgjedhurit për çmimin më të lakmuar për çdo lojtar, “Topin e Artë”. Votat e korrespondentëve të revistës, të trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve kanë zgjedhur këto tre futbollistë si më të mirët e vitit dhe do të “luftojnë” për Topin e Artë FIFA, çmim që do të jepet më 9 janar. Gjithashtu janë bërë të ditur emrat e kandidatëve për të marrë çmimin e trajnerit më të mirë të vitit: Josep Guardiola (Barcelona), Zhoze Murinjo (Real Madrid) dhe Aleks Ferguson (Mançester Junajtid). Mesi është sërish finalist për fitoren e çmimit “Pushkash” për golin më të mirë të vitit me golin e shënuar ndaj Arsenalit në Ligën e Kampioneve. Finalistët e tjerë janë Nejmar (Santos) dhe Uejn Runi (Mançester Junajtid). Përsa i përket çmimit për futbollisten më të mirë tre finalistet janë Marta Vieira da Silva (Brazil), Homare Sava (Japoni) dhe Abi Uambash (SHBA). Revista “France Football” e jep “Topin e Artë që nga viti 1959. Që nga viti 2010 ky çmim është bashkuar me FIFA “Ëorld Player” duke u quajtur “Topi i Artë FIFA”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›