E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, dhuratë Teutës, Skënderbeu afrohet edhe më

SHKRUAN: Jeton Selimi 06-12-2011 15:36

Bardheblutë janë mposhtur në Peqin duke e çuar diferencën me Teutën e vendit të parë në 5 pikë dhe atë me ndjekësit në 3 pikë. Shkumbini përmbys disavantazhin 1-2 me golat e Dervishit dhe Sulkjes

Tirana nuk arrin të fitojë në Peqin dhe ajo që përfiton është Teuta. Pas përfundimit të ndeshjeve të vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore, “djemtë e detit” e shohin veten për herë të parë kaq larg bardhebluve, me të cilët kanë bashkëjetuar për javë të tëra. Në ndeshjen e luajtur fushën sportive të “Peqinit”, bardheblutë u dukën jashtë formës së tyre më të mirë, ndërsa lejuan vendasit e Shkumbinit të fitonin me rezultatin 3-2. Dominimi i Shkumbinit u konkretizua me një gol në të 31’, me autor Mustafajin, por skuadra e spanjolit Rubio, tregoi më të mirën e saj në fillimin e pjesës së dytë. 24 herë kampionët u kthyen në ndeshje, madje dhe përmbysën gjithçka në harkun kohor të 12 minutave, Bala realizoi fillimisht në një aksion të kontenstuar për pozicion jashtë lojë dhe më pas në një krosim të Ahmataj, duke kaluar Tiranën në avantazh. Megjithatë, Shkumbini u përgjigj në të 74’, kur Roland Dervishi barazoi pas një aksioni të gjatë. Një dalje e gabuar e portierit Lika, pak minuta më pas, lejoi Sulkjen që të realizonte lehtësisht në portën e bardhebluve, golin vendimtar të takimit.

Skënderbeu arrin 20 pikë

Në Korçë, Skënderbeu arriti të fitonjë pa shumë probleme ndaj Bylisit të Ballshit, ndonëse rezultati 3-2 të lë përshtypjen e një prej atyre ndeshjeve epike. Nje gol i shpejtë i Xhafajt zhbllokoi rezultatin dhe kampionët e sezonit të shkuar arritën të kontrollonin lojën dhe të shënon në total tre gola. Korçarët në këtë takim kanë gjetur Daniel Xhafën e vërtetë, i cili ka shënuar dy nga tre golat e Skënderbeut, pikërisht në minutën e 10-të dhe të 75-të. Golin tjetër për Skënderbeun e ka realizuar i riu Tahrillari në minutën e 35-të. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Skënderbeun. Për 85 minuta korçarët ishin komod në fitoren e tyre, por në pesë minutat e fundit janë zgjuar ballshiotët, që arrijnë të realizojnë dy herë, pikërisht në minutat 85’ dhe 88’ me Koreshin dhe Dimon. Pas kësaj fitoreje, skuadra e Skënderbeut ngjitet në vendin e tretë, 3 pikë poshtë Tiranës së vendit të dytë dhe 8 poshtë Teutës kryesuese, ndërsa Bylisi mbetet në kuotën e 14 pikëve

Superliga – Java XI

Të dielën

Apolonia – Pogradeci 2-3

Kamza – Teuta 1-2

Laçi – Kastrioti 1-1

Dje

Dinamo – Flamurtari 1-1

Shkumbini – Tirana 3-2

Tomori – Vllaznia 1-0

Skënderbeu – Bylis 3-2

Renditja

Skuadra N F B H P

1. Teuta 11 9 1 1 28

2. Tirana 11 6 2 2 23

3. Skënderbeu 11 5 5 1 20

4. Kastrioti 11 6 1 4 19

5. Flamurtari 11 5 3 3 18

6. Laçi 11 4 4 3 16

7. Pogradeci 11 5 1 5 16

8. Shkumbini 11 4 3 4 15

9. Vllaznia 11 4 2 5 14

10. Bylis 11 4 2 5 14

11. Kamza 11 4 1 6 13

12. Apolonia 11 2 2 7 8

13. Tomori 11 2 2 7 8

14. Dinamo 11 0 2 9 -1

Shënim: Dinamos i janë zbritur tri pikë nga UEFA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›