Inler e Xhemajli, më të kushtueshmit në Zvicër

Gokhan Inler dhe Blerim Xhemajli janë futbollistët më të kushtueshëm në histori të futbollit zviceran. Sipas një analize të bërë nga magazina Blick, mesfushori shqiptar është lojtari i dytë më i kushtueshëm në vendin helvetik.
25-vjeçari i kushtoi Napolit 11.1 milionë euro këtë verë, kur u transferua nga Parma, ku kaloi dy sezone. Kurse, pozita e pestë është rezervuar për një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Valon Behramin, i cili në vitin 2005 ishte transferuar nga Genoa, që garonte në Serie B italiane, në Lazio për 9 milionë euro.
Mesfushori aktual i Fiorentinës gjendet dy herë në Top 10 të transferimeve më të kushtueshme në histori të futbollit zviceran. Ai mban edhe pozitën e nëntë, kur nga Lazio ishte transferuar në West Ham United për 7 milionë euro, në vitin 2008. Kësaj liste mund t’i bashkohet këtë verë edhe mesfushori kosovar i Baselit, Xherdan Shaqiri, i cili kushton 10-15 milionë euro.