E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie synon top katërshen

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie është optimist se ekipi mund të përfundojë në katër pozitat e para në Premierligë, këtë sezon.

Ylli holandez realizoi dy golat në fitoren 2-1 në udhëtim te Norwich City, të shtunën, duke vazhduar me formë të shkëlqyeshme dhe ngriti kuotën e shënimeve të tij në 13 nga 12 ndeshje.

“Synimi është të përfundojmë në top katërshe dhe është sikur një vrapim në maratonë, por jam optimist se mund ta arrijmë”, tha Van Persie për Sky Sports News.

“Është një fitore e mirëseardhur. E dimë se Norwich është kundërshtar i vështirë si vendas dhe i kemi parë disa herë gjatë këtij sezoni duke luajtur shumë mirë në shtëpi, por edhe në udhëtim, andaj e dinim se do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne luajtëm shumë mirë, por humbëm tepër raste për shënim dhe ia bëmë më të vështirë vetes, por në fund ishte një fitore e mirë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›